MERSIN 2013 – Kombetarja e Futbollit ne grupin A

Dje ne Mersin te Turqise eshte hedhur shorti per sportet me skuadra Futboll, Basketboll, Hendboll dhe Volejboll te cilat do te marrin pjese ne Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013″.

Shqiperia do te marre pjese ne Mersin 2013 vetem me nje sport ekipor ate te futbollit. Shorti e percaktoi ekipin e futbollit ne Grupin A se bashku me Turqine, Marokun dhe Bosnia-Hercegovinen. Ndersa ne Grupin B jane percaktuar Italia, Maqedonia, Libia dhe Tunizia.

Fillon ASMC 2013 – Kursi i Avancauar për Menaxhimin Sportiv

DSC08771

KOKSH në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në sport dhe sidomos atë në fushën e menaxhimit të organizatave sportive Olimpike, startoi Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv “ASMC 2013”. Ky është edicioni i dytë i këtij lloj kursi i cili mbështetet dhe financohet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Moduli 1 i ASMC 2013 u zhvillua në dy ditë pranë Hotel Dyrrah në plazhin e Durrësit. 26 pjesëmarrësit e përzgjedhur për të ndjekur ASMC 2013 janë përfaqësues nga organizata të ndryshme që kanë lidhje me sportin dhe paraqesin një vlerë që i shërben edhe misionit të kursit për të ndarë informacione dhe eksperienca të ndryshme midis tyre.

 Kursi i ASMC drejtohet nga Drejtori i Programit Dr. Stavri Bello dhe grupi i facilitatorëve të autorizuar nga Solidariteti

PARANDALOJMË DHUNËN NËPËRMJET SPORTIT

Berdice4

Shkolla 9 vjecare “Agim Tafili”, Komuna Bërdicë

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon realizimin e aktiviteteve në kuadrin e projektit  PARANDALOJMË  DHUNËN nëpërmjet SPORTIT. Ndalesa e radhës e stafit të KOKSH ishte në Komunën Bërdicë e Sipërme , Qarku Shkodër.

Aktiviteti u zhvillua dje me datë 18 Prill me nxënësit e shkollës 9 vjecare “Agim  Tafili”.

Rreth 180 nxënës dhe mësues të kësaj shkolle,  e cila së fundmi ka marrë emrin e ciklistit të mirënjohur Agim Tafili pas vdekjes së tij , u aktivizuan  për të marrë pjesë në një ditë sportive e cila pati ndërthurje të elementëve olimpikë dhe përcolli shpirtin olimpik duke nxjerrë në pak vlerat  ekselencës, miqësisë dhe  respektit

Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e vecantë të Drejtorisë së Shkollës, stafit të mësuesve dhe vecanërisht të  Kryetarit të Komunës Bërdicë, z. Besnik Brahimi i cili përshëndeti aktiviteti  dhe ishte i pranishëm gjate gjithë zhvillimit të tij.Toleranca dhe sporti i duhen komunitetit tonë, tha ai, pasi ky vend ka nxjerrë talente të cmuara në sport.

 

Godelli dhe Begaj me medalje ne Europian

Dje ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ne pedanen ku zhvillohet Kampionati Europian i Peshengritjes per te rritur, kane konkuruar tre nga sportistet e Ekipit Shqiptar prej te cileve priteshin medalje.

Ne gare fillimisht kane qene Briken Calja dhe Daniel Godelli ne peshen 69kg per meshkuj dhe me pas ka konkuruar per kategorine 58kg Romela Begaj.

Ne garen e meshkujve Daniel Godelli arriti te marre medalje ari ne stilin shtytje dhe medalje bronxi ne dy garesh. Ndersa Briken Calja ka deshtuar ne realizimin e provave ne shkeputje por ne shtytje ka rekuperuar por pa mundur te arrije rezultatin e deshiruar.

Nderkohe Romela Begaj ka arritur te marre medalje argjendi ne shkeputje dhe bronxi ne shtytje dhe ne dy garesh medalje bronxi.

  (foto nga ewfed)

Daniel Godelli (Medalje bronxi ne dygaresh)

145 kg shkeputje – 180 kg shtytje – Total 325 kg

 (foto nga ewfed)

Romela Begaj (Medalje bronxi ne dy garesh)

95 kg shkeputje – 112 kg shtytje – Total 207 kg

 

Kampionati Europian i Peshengritjes per te Rritur, Tirane 8-15 Prill 2013

Sot ne Tirane, ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” celet Kampionati Europian i Peshengrtije per te Rritur, i cili do te zhvillohet deri me date 15 Prill 2013. Ekipi Shqiptar do te konkuroje ne disa kategori peshash nga ku dhe pretendimet per medalje jane te pritshme. Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar i bashkohet urimit te te gjithe shqiptareve per nje perfaqesim dinjitoz dhe me rezultate per sportistet Shqiptar.

In Memorium

Nga ceremonia e hapjes se Kampionatit te 17-te Ballkanik te Peshengritjes, organizuar ne Tirane ne vitin 1987.

Koreagrafia e realizuar nga Petrit Qendro - Specialist i Edukimit Fizik dhe Sportit – me nxenesit e Shkolles se Baletit “Jordan Misja” dhe muzike te kompozuar nga Avni Mula.