IOC dhe EOC

KOMITETI OLIMPIK NDERKOMBETAR (IOC)

IOC garanton promovimin e Olimpizmit dhe mbarëvajtjen e Lojërave në përputhje me Kartën Olimpike

Lëvizja Olimpike përfshinë organizata, atletë dhe persona të tjerë që  kanë pranuar të udhëhiqen nga Karta Oimpike

MISIONI I KOMITETIT OLIMPIK NDERKOMBETAR

Komiteti Olimpik  Ndërkombëtar është autoriteti më i lartë i Lëvizjes Olimpike në të gjithë nivelet e saj. Roli i tij është që të promovojë sporte të nivelit të lartë ashtu si edhe sporte për të gjithë në përputhje me Kartën Olimpike. Ai siguron zhvillimin e rregullt të Lojrave Olimpike  dhe inkurajon fuqimisht, me mjete përkatëse, promovimin e grave në sport, etikën në sport dhe mbrojtjen e sportistëve.

IOC përbëhet në maksimum nga 115 anëtar ( i tillë deri me 31 Dhjetor  2003, numri total i anëtarëve IOC mund të arrijë deri në 130) të cilët mblidhen në sesione të paktën një herë në vit. Nga Sesioni  zgjidhet Presidenti  për një periudhë prej tetë vitesh, i rinovueshëm një herë për katër vjet, si dhe anetarët e Bordit Ekzekutiv për një periudhë prej katër vitesh.

Duke ruajtur të gjitha te drejtat lidhur me organizimin, marketingun, emisionin dhe riprodhimin e Lojrave Olimpike, IOC siguron vazhdimësinë e një ngjarje universale dhe unike.

Lëvizja Olimpike merr  pjesën më të madhe të financimit të saj   nga të drejtat e Lojrave Olimpike  të blera nga rrjetet emërtuese. Megjithatë, ajo përfiton gjithashtu nga   Partnerët Olimpik kudonë botë në programet sponsorizuese duke përfshirë këtu kompani  ndërkombëtare.

KOMITETET OLIMPIK EUROPIANE (EOC)

Komitetet Olimpike Kombëtare Europiane (N.O.C.s) formojnë Shoqatën e “Komitetet Olimpike Europiane” (E.O.C) e cila është një organizatë jo fitimprurëse dhe shpërndarëse me përgjegjësi publike .

Objektivi kryesor i EOC është që të koordinojë aktivitetet e 49 Komiteteve Olimpike Kobëtare Europiane që e përbëjnë atë. EOC punon në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj të Levizjes Olimpike si:

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar Shoqatën e Komiteteve Olimpike Kombëtare (A.N.O.C) dhe Shoqatat Olimpike të  kontinenteve të tjera në mënyrë që të promovojë bashkëpunimin dhe  bëjë të mundur shkëmbimin reciprok të informacionit.

Qëllimet kryesore të EOC janë:

–          Shpërndarja në Europë të idealeve Olimpike sic janë përcaktuar nga Karta e IOC, në bashkëpunim të ngushtë me  Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ( IOC), Shoqatën e Komiteteve Olimpike Kombëtare (A.N.O.C) dhe Shoqatat Olimpike të  kontinenteve të tjera;

–          Edukimi i të rinjve  nëpërmjet sportit me një shpirt mirëkuptimi,  të shoqëror dhe të respektimit të ambjentit, duke kontribuar  për ndërtimin  e një bote më të mirë e më paqësore;

–          Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet Komiteteve Olimpike Kombëtare Europiane  nëpërmjet kërkimit,  studimit me interesa të përbashkëta, këmbimi i informacionit dhe  mbrojtja e qëndrimeve të përbashkëta;

–          Zhvillimi i programeve të Solidaritetit Olimpik të IOC në Europë.

Komitetet Olimpike Europiane i realizojnë këto qëllimet pa ndonjë konsideratë apo diskrimin me karakter  politik,  fetar apo racial.

Shoqata  ka qëndrën  e saj legale në  qëndrën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Losanë ( Zvicer).

Qëndra administrative e Shoqatës  është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv.

Shoqata është subjekt i ligjit Zviceran, dhe më specifike për Nenin 60  dhe në vazhdim të Kodit Civil Zviceran.

Gjuhët zyrtare të Shoqaës së Komiteteve Olimpike Europiane janë Frengjishtja dhe Anglishtja.

Print Friendly

Comments are closed.