Mbledhje e KE 23.09.2013

KE 23.09.2013

Komiteti Ekzekutiv i ri i KOKSH i mbledhur sot në mbledhjen e tij te parë, datë 23 Shtator 2013, ora 16.00, diskutoi ceshtjet sipas rendit të mëposhtëm të mbledhjes

Rendi Ditës

  1. Kerkesa per takim zyrtar me Ministren e Arsimit dhe Sporteve, me Ministrin e Shendetesise, Ministrine e Mbrojtjes , Federatat Sportive dhe Universitetin e Sporteve.
  2. Diskutim mbi Komisionet e KOKSH.
  3. Propozim per Grup Pune per perpunimin e Strategjise KOKSH 2014-2017
  4. Rregullorja e punes ne KOKSH
  5. Diskutim mbi monitorimin e aktiviteteve te Federatave.
  6. Procedura e konfliktit te interesit ne vendimet e KE.
  7. Votimi per zgjedhjen e Sekretarit te Pergjithshem te KOKSH.
  8. Te ndryshme.

Pas diskutimeve u morën unanimisht vendimet e mëposhtme

Vendim 1/2013

“Komiteti Ekzekutiv i KOKSH të punojë një strategji afatshkurtër dhe afatmesme. Kërkesat më urgjente që do të përshihen në strategjinë afatshkurtër synojnë realizimin e një takimi të afërt  zyrtar me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve për ndërtimin e mardhënieve të reja me një frymë bashkëpunimi me interesa dypalëshe, sic është kërkesa emergjente e firmosjes së Statutit të KOKSH. “

Vendim 2/2013

“ Sipas Statutit Neni 22, pika 1, Presidenti i KOKSH Z. Viron Bezhani, propozoi për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm kandidaturën e Z. Stavri Bello.  Komiteti Ekzekutiv pas realizimit të procesit te votim me votë të fshehtë, miratoi me 11 vota pro dhe zero kundër kandidaturën e  Z. Stavri Bello në këtë pozicion.

 Viron Bezhani

President i KOKSH

Print Friendly

Comments are closed.