Administratoret Sportive

Te nderuar vizitore,

Kjo faqe eshte e dedikuar per pjesemarresit ne kurset:

1. Kursi i Avancuar mbi Menaxhimin e Organizatave Sportive

2. Kurset Lokale per Administratore Sportive

dhe brenda kesaj faqe ju do te gjeni materiale te vlefshme per menaxhimin dhe administrimin ne sport.


 

njoftim_29994

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vazhdimësi të angazhimit të tij për përmirësimin me njohuri të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit, njofton se do të organizojë:

Kurs për Administratorët Sportivë

në datat 12-14 Dhjetor 2013, në Tiranë.

Ky kurs synim kryesor do të ketë anëtarët e kryesive ose stafit me pagesë të organizatave sportive por mund të

marrin pjesë edhe anëtarët e bordeve të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive.

Numri i pjesëmarrësve që do mund ta ndjekin këtë kurs do të jetë deri në 25 persona, prandaj regjistrimi në të do të jetë mbi parimin “kush vjen i pari” deri në plotësimin e kuotës së përcaktuar.

Bashkëngjitur do të gjeni formularin e aplikimit për pjesëmarrje në kurs i cili duhet të plotësohet dhe të dërgohet në KOKSH deri më datë 9 Dhjetor 2013. Formularin përkatës mund ta shkarkoni ketu

Formular Aplikimi – Kurset Lokale [PDF]

Formular Aplikimi – Kurset Lokale [DOC]

Pjesëmarrja në këtë kurs, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që do dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv ASMC 2014 që organizohet nga KOKSH.

 

Të dy katëgoritë e Kurseve:

  1. 1. Certifikata për Kursin e Administratorëve Sportivë (3 ditor) dhe
  2. 2. Diploma për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (1 vjecar),

zhvillohen nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i cili i lëshon dhe i njeh, sipas një programi tematik të përcaktuar rigorozisht.

Jemi në pritje të dërgimit të formularëve të regjistrimit për pjesëmarrje, brenda datës 9 Dhjetor 2013.


 

 

 

Vështrim i Përgjithshëm

ASMC i mundëson personave të nivelit ekzekutiv që punojnë në organizatat sportive, vullnetarë (të zgjedhur në bordet drejtuese) apo anëtarëve të stafit me pagesë, të zgjerojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre menaxheriale dhe njëhësisht të kontribuojnë në një komunitet që mëson nga njëri-tjetri. Metoda me pjesëmarrje dhe praktika  e zhvillimit dhe prezantimit të rasteve të studimit, ndarja e eksperiencave dhe studimi materialeve të prezantuara gjatë kursit, do të ndihmojë në rritjen e aftësive menaxheriale të pjesmarrësve.

Ky është një program me gjashtë module ku përfshihen ditë mësimi në distancë dhe ditë mësimi intensive në klasë. Përmbajtja e lëndës do ti ofrojë kursantëve, njohuri më të fundit mbi menaxhimin sportiv dhe aftësi të cilat do të rrisin kapacitetet e tyre drejtuese.

Kush duhet të marrë pjesë?

Kursi i ASMC , është projektuar për drejtues dhe administratorë të lartë të oranizatave sportive kombëtare, të cilët kanë interes në zhvillimin apo përmirësimin e performancës së organizatës tyre sportive.

Kriteret e aplikimit dhe pranimit

  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë
  • Të ketë lidhje me sportin ( të punojë ose të jetë i zgjedhur në forumet e organizatës sportive që e propozon)
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Përdorimi i kompjuterit dhe njohja e programeve bazë të Microsoft Office
Procesi i seleksionimit:Mbas shqyrtimit te aplikimeve, kandidatët e perzgjedhur  të përshtatshëm për të ndjekur ASMC 2013, do të kalojnë nëpërmjet procesit të intervistës  nga e cila do bëhet përzgjedhja përfundimtare e kandidatëve që do të ndjekin kursin.

Për cdo hap të procesit të seleksionimit do të bëhet njoftimi përkatës nëpërmjet e-mail. 23 persona është numri maksimal i kursantëve që do të pranohen për të ndjekur ASMC 2013.

Përmbajtja e dosjes së Aplikimit dhe Afati i Aplikimit

Dosja

  • Formulari i Aplikimit i plotësuar me të gjitha të dhënat e kërkuara [formulari i aplikimit]
  • Currikulum Vitae (C.V)
  • Letër kërkesë (Deklarata personale)
  • Letër rekomandimi nga organizata që mbështet kandidaturën tuaj për të ndjekur kursin
  • Fotokopje dokument identifikimi (letërnjoftimi ose pasaportë)
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  • Fotokopje të kurseve apo kualifikimeve të ndryshme pasuniversitare
  • Faturën bankare të pagesës për regjistrim

 Afati i Aplikimit

  • Fillon më datë 8 Shkurt 2013
  • Mbyllet më datë 5 Mars 2013

  • Moduli i parë 5-6 Prill 2013

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni nga faqja zyrtare e internetit të KOKSH www.nocalbania.org.al në rubrikën “ASMC” ose “Administratoret Sportive”

 

Tarifa e aplikimit dhe Pagesa për kursin

Tarifa e aplikimit

Pasi të keni përfunduar plotësimin e dosjes, duhet ta dërgoni aplikimin tuaj pranë KOKSH dhe e regjistroni atë kundrejt tarifës së aplikimit prej 1000 lekë, pagesë e cila duhet të bëhet në llogarinë e KOKSH pranë Raiffeisen Bank me Nr. 4300249325 dhe kuponin ia bashkangjisni dosjes tuaj.

Pagesa e kursit

Aplikanti që do të fitojë të drejtën për të ndjekur kursin, duhet të paguajë përpara fillimit të kursit, shumën prej 15.000 lekë. Pagesa do te behet mbasi kandidati te marre njoftimin qe ka fituar te drejten per te ndjekur ASMC 2013.

Struktura e Kursit

► Kohëzgjatja e kursit është Mars – Dhjetor 2013
► 6 Module + 1 modul prezantimi i temave përfundimtare
► Çdo modul është i përbërë nga 5 ditë
  • ► Tre ditë janë në distancë ndërsa dy ditët e tjera do të jenë seanca mësimore në klasë
►16 ditë mësimore në klasë ndër të cilat 4 ditë i dedikohen mbrojtjes së temave përfundimtare.
►Seancat e moduleve në klasë do të zhvillohen në një fundjavë të cdo muaji (dita e Premte dhe e Shtunë) sipas kalendarit të përcaktuar.
► Modulet do te zhvillohen ne qytete te ndyshme.
►23 persona është numri maksimal i kursantëve që do të pranohen

Kushtet e pjesëmarrjes gjatë kursit

  • Pjesëmarrje 100%
  • Përgatitja dhe prezantimi i një rast studimi për çdo modul
  • Përgatitja dhe mbrojtja e temës përfundimtare (me objekt organizatën ku punon)
  • Një nga rastet e studimit duhet të përkthehet në anglisht e cila do të dërgohet në CIO

Diplomimi

Në mbarim të kursit, cdo kursant do të pajiset me diplomë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Për të përfituar këtë diplomë duhet që cdo kursant të përmbushë  kriteret e pjesëmarrjes të paracaktuara më lart.

Kursanti që do të kalojë me sukses kursin duke përmbushur të gjitha kërkesat, do t’i jepet Diplomë Profesionale e Avancuar për Menaxhimin e Organizatave të Sporteve Olimpike, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Materialet e kursit

Materialet e kursit përfshijnë materiale për lexim, shënime dhe kopje të prezantimeve, si dhe literaturë e rekomanduar për studim dhe lexim të mëtejshëm.

Përmbajtja kryesore e moduleve derivojnë nga libri “Manaxhing Olympic Sport Organisations”, i përgatitur në bashkëpunim me MEMOS (Master Ekzekutiv në Manaxhimin e Organizatave Sportive). Libri është korniza kryesore e përmbajtjes së lëndës me theks në të mësuarit nga përvoja. Materialet e paraqitura janë marrë nga Organizatat Sportive Olimpike në të gjithë botën dhe përfaqësojnë një ekuilibër të teorisë së menaxhimit sportiv me shembuj praktik, duke siguruar informacion të pasur dhe të gjerë të materialeve të aplikuara. Përdorimi i librit si tekst referimi standard do ti mundësojë pjesëmarrësve të identifikojnë se çfarë është dhe nuk është e përshtatshme për organizatat e tyre dhe do të mësojnë se si të perdorin informacionin e dhënë në mënyrë specifike për të përmirësuar organizatat e tyre.

Modulet dhe Cfarë pritet nga kursi?

Me përfundimin e këtij kursi pjesëmarrësit do kenë një kuptim më të zgjeruar mbi:

  1. Menaxhimi i një organizate sportive (OS) duke kuptuar mjedisin e saj, strukturën e brendshme dhe funksionimin
  2. Menaxhimi strategjik i një OS duke përgatitur, zbatuar dhe vlerësuar një Plan Strategjik
  3. Menaxhimi i burimeve njerëzore në një OS përmes zhvillimit të rregullave dhe rregulloreve si dhe rekrutimin, motivimin dhe trajnimin e burimeve njerëzore
  4. Menaxhimi i financave të një OS që përdor procedurat e duhura dhe transparente
  5. Menaxhimi i marketingut të një OS në përputhje me strategjinë globale të organizatës, kërkesat e palëve të interesuara dhe mundësitë për sponsorizim
  6. Organizimi ngjarjeve të mëdha sportive; kur është e përshtatshme me strategjinë e organizatës dhe kur është në përputhje me burimet njerëzore dhe shërbimeve në dispozicion

Partnerët

  • Solidariteti Olimpik
  • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)
  • Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)
  • MEMOS Association dhe mund të japin kontributin e tyre të gjithë të diplomuarit e MEMOS

Facilitatore dhe drejtues të moduleve

Drejtor i Programit ASMC

  • Stavri Bello (PhD) – Licensuar dhe autorizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)

Udhëheqës të Moduleve

  • Gëzim Panariti (PhD)
  • Msc. Elda Gjoka
  • Msc. Leonard Tase
  • Msc. Kliton Muça

KONTAKT

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Rr. “Muhamet Gjollesha”
Sheshi Mustafa K. Ataturk, Tiranë
Tel: 04 2235249 / 2240602
Fax: 04 2240565
E-mail: asmc@nocalbania.org.al

ose   kliton.muca@nocalbania.org.al

Print Friendly