KOKSH mundeson bashkepunimin midis UST dhe Scuola dello Sport CONI

Ne kuader te marreveshjes se bashkepunimit midis KOKSH dhe UST ka nisur edhe konkretizimi i saj. Pas vizites se stafit pedagogjik te UST ne Olimpian e lashte, me mbeshtetjen dhe koordinimin e KOKSH sot ne Rome nje degacion i perfaqesuar nga Agron Cuka-Rektor i UST, Juel Jarani- zv.Rektor i UST, Bardhyl Misja – Dekan dhe Kliton Muca-Menaxher projektesh KOKSH kane nenshkruar marreveshje bashkepunimi ndermjet Universitetit te Sportit te Tiranes dhe Scuola dello Sport CONI.

Nen udheheqjen e znj. Rossana Ciuffetti, Drejtore e Scuola dello Sport CONI, fillimisht delegacioni shqiptar u prit nga President i CONI Giovanni Malagò, Sekretari i Pergjithshem i CONI Roberto Fabbricini, te cilet e vleresuan kete iniciative duke theksuar se pertej marredhenieve mjaf te mira midis dy Komiteteve Olimpike, ky eshte nje tregues per forcimin e ketyre marredhenieve te bashkepunimit ne fusha te ndryshme ne sport perfshire ato akademike dhe shkencore.

Marreveshja e nenshkruar nga Rektori i UST Prof. Agron Cuka dhe Drejtori i Pergjithshem i CONI Servizi Dr. Alberto Miglietta percakton dakordesine per angazhim dhe bashkepunim te paleve ne:

Zhvillim dhe pjesemarrje ne konferenca, Seminare, Kurse teknike; Shkembim lektoresh, mbeshtetje shkencore (libra, manual, revista shkencore, etj).

Takimi u pasua me vizite ne ambjentet e Scuola dello Sport dhe njohjen e programeve formuese dhe trajnuese qe ofrohen per trajnere, specialiste teknike dhe menaxhere sportive te federatave sportive.

 

 

Print Friendly

Comments are closed.