Sesioni Vjetor i Akademise Olimpike Shqiptare ne 25 vjetorin e krijimit

Mbahet me datë 8 dhjetor 2017 , Sesioni Vjetor i Akademisë Olimpike Shqiptare, e cila feston këtë vit përvjetorin e saj të 25-të. Krijuar në 1992, Akademia Olimpike Shqiptare ka realizuar në këta 25 vjet  nën ombrellën e KOKSH , një sërë aktivitetesh  në të gjithë Shqiprinë , duke pasur gjithnjë në qendër të vëmëndjes realizimin e misionit të saj që të promovojë dhe të përhapë Idealet Olimpike , si dhe një nga qëllimet kryesore të saj të përhapë dhe realizoj Edukimin Olimpik, vecanerisht Edukimin Olimpik në shkollë.

Sesionin e celi Presidenti aktual i AOSH z. Agron Cuka , I cili është anëtar I Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe mban detyrën e Rektorit të Universitetit të Sporteve , Tiranë.

Në këtë ceremony të përvjetorit të 25 të krijimit të Akademisë të ftuarit ndoqën një video përmbledhëse me aktivitetin 25 vjecar të AOSH si dhe një video përshëndetëse të Drejtorit të parë të saj, z. Dhimitraq Dhjaku. Përshëndetën  këtë sesion të Akademisë Presidenti I KOKSH z. Viron Bezhani, dhe Sekretari Përgjithshëm z. Stavri Bello. Ishin present të ftuar në sesion miq që kanë pjesë e AOSH, dhe kanë kontribuar në mënyrë vullnetare në zhvillimin e aktivitetit të saj 25 vjecar.

Në këtë ceremoni u vlerësuan me simbolin e Mirënjohjes 25 vjet AOSH , 10 figura të shquara të sportit me kontribut të vecantë në zhvillimin e Akademisë Olimpike Shqiptare dhe përhapjen e Idealeve Olimpike.

Me pas sesioni vazhdoi me referimin e temave :

  1. Olimpizmi dhe Akademizmi Olimpik , nga Professor Perparim Kabo
  2. Edukimi Olimpik në shkollë si pjesë e detyrueshme e kurikulës së edukimit Fizik, nga Ela Baze , Ministria Arsimit , Sportit dhe Rinisë
  3. Edukimi Olimpik dhe roli I KOKSH dhe AOSH , nga Eda Caushi, Drejtore AOSH

Presidenti AOSH , bëri zyrtarisht mbylljen e sesionit duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit të vazhdojmë të jenë pjesë e AOSH pasi kontributi I secilit në promovimin dhe përhapjen e Idealeve dhe Vlerave Olimpike  është kontribut direkt në edukimin e brezit të ri me vlerat për një shoqëri më të mirë .

         

Print Friendly

Comments are closed.