Akademia Olimpike Shqiptare , 25 vjet

Publikuar ne Prill 2018, ne  Revisten e 13 te Akademise Olimpike Nderkombetare , artikulli per sesion vjetor te Akademise Olimpike Shqiptare dhe festimi i 25 vjetorit te saj.

Ne linkun e meposhtem gjeni Revisten e plote

http://ioa.org.gr/wp-content/uploads/2018/06/doa_13th_journal_low.pdf

Revista 13 IOA

Ekipi Shqiptar pjesemarres ne Lojerat Mesdhetare “Tarragona 2018”

Ekipi Shqiptar pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” do të jetë i përbërë si më poshtë:

14 sporte pjesëmarrëse

13 sporte individuale  (Atletike, Boks, Ciklizem, Hark, Judo, Karate, Mundje, Not, PingPong, Qitje, Rowing, Tenis, Taekwondo)

1 sport ekipor (dy ekipet e volejbollit M & F)

36 sportistë të sporteve individuale

24 sportistë ekipet e volejbollit

 

Mbeshtetje financiare per pregatitjen e sportisteve pjesemarres ne Lojerat Mesdhetare “Tarragona 2018”

 

Në kuadër të pjesëmarrjes së Ekipit Mesdhetar Shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, për Federatat e sporteve individuale që tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, KOKSH do të mbështesi sportistët pjesëmarrës të realizojnë kamp stërvitor përgatitor.

Federatat e sporteve respektive duhet të paraqesin aplikimin pranë KOKSH për realizimin e kampit stërvitor përgatitor deri në datën 29 Maj 2018.

Në vijim do të gjeni informacion për procedurën e aplikimit, kushteve financiare dhe raportimit.

Për zbatimin dhe monitorimin e këtij projekti, KOKSH ka angazhuar me përgjegjësi anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe njëkohësisht anëtarë të Komisionit Teknik të KOKSH z. Koco Mikerezi dhe z. Labo Capo.

Procedura grumbullimit Tarragona 2018

Formular-Aplikimi-Aneks 1

Raport Teknik – Aneks 2

Raport financiar – Aneks 3

Formular-dorezimi-dokumentacioni-Aneks-4

Lojerat Mesdhetare – Tarragona 2018

 

KALENDARI I GARAVE “Tarragona 2018 – Version i modifikuar ne Maj 2018

 

Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, Edicioni i XVIII

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare( ICMG) zgjodhi Tarragonën si qytetin mikpritës të Lojërave Mesdhetare në 2018. Lojërat do të zhvillohen nga 22 Qershor deri më 1 Korrik 2018 në 16 zona të dedikuara dhe do të përfshijë 33 disiplina sportive, 4.000 sportistë nga 26 kombësi të ndryshme, 1.000 gjyqtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, 1.000 gazetarë, 3.500 vullnetarë dhe më shumë se 150.000 spektatorë.

VLERAT OLIMPIKE DHE SOCIALE: Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm një ngjarje e transformimit shoqëror dhe e projeksionit ndërkombëtar, por edhe një mundësi për të qenë më shumë se një ngjarje sportive: një urë lidhëse në Mesdhe, bazuar në solidaritet dhe harmoni. Si ngjarje sportive ndërkombëtare, Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 ofrojnë një mundësi unike për të projektuar një imazh të bashkimit midis kulturave, feve dhe popujve të ndryshëm të Mesdheut, duke dërguar një mesazh paqeje, harmonie dhe solidariteti.

MISIONI I LOJËRAVE: Të edukojë qytetarët/ pjesëmarrësit me vlerat dhe shpirtin e Lojërave Mesdhetare: solidaritetin, paqen, respekt, diversitet, edukimin, shëndetin dhe qëndrueshmërinë.

 

Manualet teknike te sporteve ne programin Lojerave Mesdhetare Tarragona 2018

MT ENG Golf MT ENG Handball MT ENG Judo MT ENG Karate MT ENG Swimming MT ENG Shooting MT ENG Table Tennis MT ENG Taekwondo MT ENG Volleyball MT ENG Weightlifting MT ENG Wrestling MT ENG Archery MT ENG Athletics MT ENG Basketball 3×3 MT ENG Beach Volleyball MT ENG Boxing MT ENG Cycling MT ENG Football

TOKYO 2020 dhe Sportistet perfitues te Burses Olimpike

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i mbështetur nga projekti i Solidaritetit Olimpik organizoi ceremoninë e nënshkrimit të Bursave Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020”.  Sportistët që përfitojnë Bursë Olimpike mujore janë 8, përkatësisht: Izmir Smajlaj (Atletikë), Luiza Gega (Atletikë), Evagjeli Veli ( Peshëngritje), Nikol Merizaj ( Not), Jon Vrenozi ( Xhudo) Eriglent Prizreni ( Mundje), Elord Gjana ( Taekwondo), Xhino Toli (Karate). Bursat u nënshkruan nga 3 palët: KOKSH, Sportistë dhe Federatë. Në fjalën e tij Presidenti Viron Bezhani theksoi mbështetjen e vazhdueshme të KOKSH për përgatitjen serioze drejt Tokyo 2020 ndërsa përfaqësues i MASR njëkohësish anëtar i Komisionit Teknik pranë KOKSH, Z. Arjan Konomi theksoi rëndësinë e partneritetit KOKSH – MASR në rrugën e përbashkët të zhvillimit të sportit shqiptar. Sportistët u shprehën se ndihen të vlerësuar dhe se do të bëjnë maksimumin e tyre për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.

Për më shumë detaje më poshtë deklarata e Presidetit të KOKSH Viron Bezhani sot në Konferencën për Shtyp

Bursat Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020”

Lojërat Olimpike Verore të radhës do të zhvillohen në Tokyo, Japoni në vitin 2020 dhe në këtë kuadër Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar tashmë ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje. Një nga programet për këtë qëllim është edhe programi i Bursave Olimpike për Sportistë “Tokyo 2020” që financohet nga Solidariteti Olimpik Ndërkombëtar.

KOKSH nënshkruan këtë program të Bursave Olimpike midis palëve të përfshira sportistët dhe Federatat respektive, në mënyrë që sportistët përfitues të bursës të maksimizojnë përqëndrimin dhe stërvitjet e tyre me objektiv final kualifikimin për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kurs per Administratore Sportive / 1-3 Mars 2018

Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, vijon angazhimin e tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive. Në përmbushje të këtij qëllimi, KOKSH ka planifikuar të zhvillojë tre Kurse për Administratorë Sportivë deri në fund të vitit 2018. KOKSH ne menyre te vecante inkurajon pjesemarrjen e femrave dhe te rinjve qe te pajisen me njohuri baze mbi aftesite menaxheriale ne fushen e sportit.

  • Kursi I –  1-3 Mars 2018, në Tiranë (Formulari i regjistrimit)

  • Kursi II –  (per tu percaktuar)
  • Kursi III–  (per tu percaktuar)

Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, e plotësoni dhe e dërgoni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al