Takim ne KOKSH me rastin e Mitingut Nderkombetar te Atletikes “Robert Emmiyan”


Ne kuader te organizimit te Mitingut Nderkombetar te Atletikes “Robert Emmiyan”, organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikes ne date 26 Maj 2013, vete z. Emmiyan dhe Perfaqesues te Federates Ballkanike te Atletikes kane zhvilluar nje takim ne zyrat e KOKSH ku jane pritur nga Sekretari i Pergjithshem i KOKSH z. Stavri Bello dhe anetare te KE-s.

KOKSH ka dhuruar Titullin e Mirenjohjes per kampionin dhe rekordmenin Robert Emmiyan per kontributin e tij ne zhvillimin e sportit te atletikes me ane te rezultateve te tij, si dhe per z. Dobromir Karamarinov , President Federates Ballkanike te Atletikes, per kontributin e tij ne zhvillimin e sportit te Atletikes ne rajon dhe mbeshtetjen qe i ka dhene atletikes shqiptare.

                        
Print Friendly

Comments are closed.