Talentet – Kamp stervitor i nivelit te larte ne Slloveni

Në kuadër të mbështetjes së sportistëve të talentuar me qëllim kualifikimin në Lojërat Olimpike Rinore 2014, KOKSH ka mundesuar falë mbështetjes së Solidaritetit Olimpik dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Sllovenisë, një Kamp Trajnimi të nivelit të lartë për 5 sportistë, zhvilluar në Qëndrën Sportive Rogla në Slloveni.

Sportistët

  • Eneda Deliu – atletikë (100m, 200m)
  • Suad Bashku – atletikë (kërcim tre hapësh)
  • Sopot Sula – peshëngritje
  • Emanuel Loshi – peshëngritje
  • Ada Demneri – taekwondo

Përgjatë 10 ditëve të kampit stërvitor, sportistët e propozuar nga Federatat respektive si sportistë të talentuar, kanë zhvilluar seanca praktike individuale dhe në grup. Sportistët janë trajnuar individualisht me trajner personal. Përvec trajnimit të nivelit të lartë me specialistët më të mirë të sporteve përkatëse, ata i janë nënshtruar ekzaminimeve të ndryshme mjekësore, biomekanike dhe kineziologjike për të vlerësuar potencialin e tyre si sportistë të talentuar por vlerësuar edhe perspektivën si sportistë elitarë në të ardhmen.

 

 

 

 

Gjatë trajnimit ata kanë zhvilluar seanca me psikologë dhe kanë marrë njohuri për Lojrat olimpike Rinore, Olimpizmin, dietat ushqimore për sportistët, si dhe sjelljen e të ushqyerit.

Për cdo sportist është përgatitur një raport me vlerësimet teknike dhe mjekësore, si dhe rekomandimet për përmirësim të cilat do ti përcillen Federatave përkatëse për tu ndjekur.

KOKSH do te vijoje me politiken e mbeshtetjes se sportisteve te rinj te talentuar duke i mundesuar atyre trajnime neper qendra te specializuara.

 

 

 

 

Print Friendly

Comments are closed.