Kursi për Administratorë Sportivë – 17-19 Shtator 2014

Kursi Admin Sport - Puke

Kurs për Administratorë Sportivë 

Kursi II – organizohet në datat 17-19 Shtator 2014, Puke

Klikoni këtu për Formularin e regjistrimit word

Kush mund të marrë pjesë?

Ky kurs synon pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit/kryesisë ose stafit me pagesë të Federatave sportive por edhe anëtarët e bordeve të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ata individë që kanë lidhje me sportin, por që nuk janë pjesë e organizatave sportive (si psh. Mësues të edukimit fizik, persona përgjegjës që ushtrojnë detyrën e tyre në institucione publike dhe që mbulojnë fushën e sportit, etj.). Megjithatë përparësi do të kenë kandidatet që vijnë nga organizatat sportive.

Ata të cilët kanë marrë pjesë në këtë lloj kursi më parë, nuk mund të regjistrohen për të marrë pjesë.

Numri i pjesëmarrësve

Numri i personave që mund të ndjekin këtë kurs do të jetë deri në 20 persona. 

Pjesëmarrja dhe Certifikimi

Pjesëmarrësit në këtë kurs do të pajisen me certifikatë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), si dhe do të përfitojnë manualin e Administrimit Sportiv. Për marrjen e certifikatës së lëshuar nga IOC dhe KOKSH, pjesëmarrësi duhet të djekë të gjithë programin e përcaktuar të kursit. Ata individë që e kanë kryer një herë këtë kurs, nuk mund të regjistrohen sërish.

Akomodimi dhe ushqimi

Për pjesëmarrësit që do të pranohen për të ndjekur Kursin, KOKSH do të mbulojë shpenzimet për akomodim dhe ushqim gjatë ditëve të zhvillimit të kursit.

Transporti

Cdo pjesëmarrës është vetë përgjegjës të koordinojë transportin deri në vendin e përcaktuar për zhvillimin e kursit.

Tarifa e pjesëmarrjes në Kurs

Tarifa e pjesëmarrjes në Kursin 3 ditor për Administratorë Sportivë është 3,000 lekë. Pagesa kryhet nëpermjet llogarisë bankare të KOKSH pranë Raiffeisen Bank me Nr. 4300249325 dhe konfirmimin e pagesës e dërgoni me e-mail së bashku me formularin e aplikimit. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 7 ditë përpara fillimit të kursit.

Tërheqja nga pjesëmarrja në Kurs

  • Aplikanti mund të tërhiqet nga pjesëmarrja në Kurs duke konfirmuar mos pjesëmarrjen e tij/saj. Afati i fundit për tërheqje është deri 7 ditë përpara fillimit të kursit. Aplikantët që konfirmojnë përpara këtij afati, pagesa e bërë do të rikthehet ndërsa për ata që tërhiqen pas këtij afati, pagesa e kryer nuk mund të rikthehet.

Pjesëmarrja në këtë nivel kursi, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që janë të interesuar dhe dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 3) që organizohet nga KOKSH.

Të dy katëgoritë e Kurseve:

  1. Certifikata për Kursin e Administratorëve Sportivë (3 ditor)   dhe
  2. Diploma për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) (1 vjecar),

zhvillohen nga KOKSH nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i cili i lëshon dhe i njeh këto kualifikime, sipas një programi tematik të përcaktuar rigorozisht.


Cfarë tematike mbulon Kursi?

Tematika e kursit 3 ditor:

  • Lëvizja Olimpike

o   Parimet themelore

o   Organizimi i Lëvizjes Olimpike

  • Fair Play

o   Vlerat për sjelljet etike në sport

  • Menaxhim

o   Lidershipi

o   Identifikimi dhe përdorimi i burimeve

o   Vullnetatët

  • Qeverisja

o   Mbledhjet

o   Rolet dhe Përgjegjësitë

  • Plani Strategjik

o   Qëllimi

o   Zhvillimi i një plani

o   Përditësimi i planit

  • Administrimi

o   Zgjidhja e problemeve

o   Vendimmarrja

o   Vlerësimi

o   Komunikimi

o   Marrëdhëniet me publikun/Media

  • Marketingu Sportiv

o   Marketingu

o   Sponsorizimi dhe rrugët e sponsorizimit

  • Orientimet e zhvillimit

o   Zhvillimi i Trajnerëve

o   Zhvillimi i Sportistëve Cilësorë

  • Menaxhimi i Aktiviteteve Sportive

o   Lojrat Olimpike

o   Organizimi i një ngjarje/aktivitet sportiv

  • Mjekesia ne Sport

o   Shkenca në sport

o   WADA (Anti-Doping)

  • Finance

o   Buxheti dhe Menaxhimi i parave

Print Friendly

Comments are closed.