Vizite e perfaqesuesve te Akademise Olimpike Bullgare

Nje delegacion i Akademise Olimpike Bullgare i perbere nga z. Lozan Mitev, Drejtor i Akademise Olimpike Bullgare, znj. Eleonora Mileva dhe z. Ivan Sandanski anetare dhe pedagoge te Akademise Nacionale te Sportit “Vasil Levsiki” zhvilluan nje vizite pune ne zyrat e KOKSH ne kuader te bashkepunimit dhe shkembimit te praktikave te mira per promovimit te Olimpizmit. Z. Mitev e vlersoi maksimalisht viziten ne Shqiperi dhe theksoi domosdoshmerine e thellimit te bashkepunimit te me tejshem si pjese e rajonit te Ballkanit si dhe kontributit te vlerave specifike qe karakterizon vendet tona. Nisma me e shpejte se bashku me partnere te tjere Europiane eshte krijimi i Akademise Olimpike Europiane dhe ne kete kuader kerkohet mbeshtetja e te gjithe aktoreve.

Gjithashtu u diskutua per shkembim pervojash ne rang ekspertesh, mesues te edukimit fizik dhe studente qe jane aktiv me Akademine Olimpike dhe merren me promovimin e Olimpizmit.

Te ftuarit, ne kuader te vizites ne Shqiperi zhvilluan takime gjithashtu ne Universitetin e Sporteve te Tiranes dhe Fakultetin e Edukimit Fizik te Universitetit Aleksander Xhuvani te cilat i vleresuan te rendesishme dhe me mundesi per shkembim  te pedagogeve por edhe te studenteve.

  Takim ne zyrat e KOKSH pritur nga Sekretari i Pergjithshem Stavri Bello

 Takim ne Universitetin e Sporteve te Tiranes – Pritur nga Rektori  Agron Cuka dhe zv.Rektori Juel Jarani Takim ne Universitetin Aleksander Xhuvani – Pritur nga Dekania Valentina Haxhiymeri, Shefi i Departamentit Edmond Bicoku dhe Hysen Domi

Print Friendly

Comments are closed.