IOC dhe KOKSH – Diplomohen pjesëmarrsit e parë të Kursit të Avancuar mbi Menaxhimin Sportiv (ASMC)

Diplomohen kursantet qe moren pjese ne Kursin e Avancuar mbi Menaxhimin Sportiv, i njohur ndryshe si Kursi i ASMC.
Pas nje viti angazhimi, shkembimi idesh dhe pervojash lidhur me menaxhimin e Organizatave Sportive Olimpike ne te gjitha aspektet e tij, me ngarkese dhe me eksperienca te vecanta ne 6 modulet e kursit gjate periudhes Shtator 2010-2011, tashme kemi te diplomuarit e pare nga IOC nepermjet KOKSH. Bravo dhe suksese te Diplomuarve! Sot sistemi sportiv Shqiptar ka nje vlere te shtuar dhe ata jane te diplomuarit e ASMC.
Tashme ASMC 1 u zhvillua, ndertoi rrugen per suskes dhe se shpejti do ti pasoje stafeten ASMC 2.
Na ndiqni sepse regjistrimet per ASMC 2 do te publikohen se shpejti ne faqen tone ne web www.nocalbania.org.al si dhe ne facebook.

Më 2 Mars 2012 u diplomuan pjesëmarrësit e parë të cilët morën pjesë në Kursin e Avancuar të Menaxhimit Sportivë ndryshe njihet si kursi i ASMC. Filluar në Shtator 2010, 23 pjesëmarrës nga 37 kandidatë, të përzgjedhur nëpërmjet një procedure të hapur aplikimi startuan kursin e avancuar mbi menaxhimin sportiv  e zhvilluar nga KOKSH me mbikqyrjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe në partneritet me UST.

Ndryshe nga kurset tradicionale që bazohen kryesisht në teori, programi i kursit të ASMC është i vecantë nga ana metodologjike. Ai bazohet në përvojën praktike dhe teorike dhe përmbledh përvoja nga më të ndryshmet nga e gjithë bota. Nëpërmjet kësaj metodologjie të kursit, ASMC zhvillon mendimin kritik, bën protagonist pjesëmarrësit dhe nxit interaktivitetin gjë e cila u zbatua edhe me pjesëmarrësit e kursit të parë të ASMC.

Programi i kursit trajton cështje të rëndësishme të menaxhimit në sport dhe kryesisht të menaxhimit të organizatave sportive. Ai përfshin:

  • organizimin dhe ambjentin se ku ndodhet Organizata Sportive Olimpike (OSO) në sistem;
  • menaxhimin strategjik për një vendimmarrje të qëndrueshme;
  • menaxhimin e burimeve njerëzore si një nga hallkat më kryesore të jetës dhe ekzistencës së OSO-ve;
  • menaxhimin financiar në mënyrë që organizata të jetë e shëndetshme, e përgjegjëshme dhe transparente si dhe të hartojë buxhete realiste;
  • menaxhimin marketing për të krijuar dhe promovuar vlera, rritja e cilësisë së ofertës dhe përmirësimi i komunikimit me partnerët apo sponsorët;
  • organizimi dhe vlerësimi i aktiviteteve apo ngjarjeve sportive madhore duke vlerësuar me detaje se pse duhet të organizohet si dhe ndjekur të gjitha hapat e nevojshme për zbatimin me sukses.

Kursi u shtri në një periudhë një vjecare Shtator 2010-Shtator 2011 i ndarë në gjashtë module. Të gjithë pjesëmarrësit përvec puneve në grup kishin për detyrë të përgatisnin dhe prezantonin nga një rast studimor për cdo modul duke iu referuar organizatës që ata përfaqësonin.

Një lektorë i huaj për cdo modul, ndër ta 3 profesorë të programit Master Ekzekutiv në Menaxhimin e Organizatave sportive (MEMOS) program i mbeshtetur nga IOC, si dhe autorë dhe kontributorë të librit në të cilin bazohet kursi ishin pjesë e kontributit cilësor të kursit të ASMC.

Lektoret e ardhur

  • Thierry Zintz – Profesor dhe aktualisht Dekan i Fakultetit të Shkencave Motore në Universitetin e Luvein Belgjikë si dhe Drejtor i Programit Master Ekzekutiv për Menaxhimin e Organizatave Sportive Olimpike MEMOS.
  • Amar Addadi – President i Komitetit Ndërkombëtar të Lojrave Mesdhetare dhe mbajtës i MEMOS
  • Alain Ferrand – Profesor në Departamentin e Menaxhimit të Universitetit të Lionit dhe Poitier të Francës.
  • James Mayers – Trajnues Ndërkombëtar për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
  • Luc Vandeputte – Lektor në Solvay Bussiness School Belgjikë dhe Tutor në programin MEMOS që nga viti 2003.
  • Filippo Bazzanella – Menaxher Sportiv në Universitetin e Trentos si dhe CEO i Komitetit të Kandidimit për Universiadën Dimërore Trentino 2017.
  • Sasa Popovski – Sekretari i Pergjithshem i Komitetit Olimpik te Maqedonise

Sot nevoja për të patur administratorë dhe menaxherë sportivë kërkon njohuri dhe aftësi. Në këtë kuadër edhe KOKSH duke vlerësuar domosdoshmërinë për një ofertë më të mirë dhe në shërbim të komunitetit të sportit ka vijuar me programin e Solidaritetit Olimpik i cili synon trajnimin  e menaxherëve sportivë.

Vlerë e kursit është edhe libri i përkthyer në gjuhën shqipe “Menaxhimi i Organizatave Sportive Olimpike” i cili është materiali bazë i përdorur për këtë kurs. Ai pritet të dalë së shpejti nga shtypi dhe përvec se do të jetë material dhe informacion i vlefshëm për komunitetin sportiv shqipfolës, ai gjithashtu do të jetë një udhëzues më vlera praktike për të gjithë drejtuesit e organizatave sportive.


Print Friendly

Comments are closed.