7-9 Dhjetor 2011 ne Burrel – Kursi Rajonal i Administratoreve Sportivë

Në qytetin e Burrelit, në datat 7, 8 dhe 9 Dhjetor 2011 u zhvillua Kursi Rajonal i Administratorëve Sportivë, i cili shënon edhe kursin e tretë të organizuar për këtë vit nga KOKSH. Me qëllim për të ngritur në një shkallë më të lartë ofertën e shërbimeve sportive në vendin tonë, KOKSH vijon me trajnimin e burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit (specialistëve dhe kuadrove sportive) në të gjithë vendin duke iu ofruar pjesëmarrësve në kurse njohuri mbi menaxhimin dhe administrimin sportiv. Sic ishte planifikuar edhe më parë, Kursi Rajonal i Administratorëve Sportivë u organizua në qytetin e Burrelit. Me pjesëmarrës nga Burreli, Bulqiza dhe Peshkopia, KOKSH e ofroi këtë kurs në rang rajoni dhe për këtë dëshiron të falenderojë Kryetarët e bashkive Burrel, Bulqizë, Peshkopi për gadishmërinë dhe kontributin e tyre në përzgjedhjen e individëve të duhur për tu trajnuar.
Në këtë kurs 3 ditor morrën pjesë dhe u trajnuan 20 specialistë duke përfaqësuar institucione të ndryshme si: Klubin sportiv, Bashkinë, Qëndrën Kulturore të Fëmijëve, Drejtortinë Arsimore, etj.
Kursi Burrel

Celjen e kursit e përshëndetën znj. Adelina Farrici, Kryetare e Bashkisë Burrel e cila vlerësoi organizimin e këtij kursi dhe theksoi rëndësinë që ka trajnimi i specialistëve dhe administratorëve sportivë që të bëjnë të mundur që tu ofrohen më shumë në veprimtari sportive fëmijëve dhe të rinjve dhe për këtë nevojitet profesionalizëm.
Në emër të KOKSH z. Leonard Tase dhe znj. Elda Gjoka lektorë të kursit, falenderuan autoritetet lokale për prezencën e tyre dhe theksuan angazhimin e KOKSH për ofrimin e të tillave trajnimeve por kërkuan edhe një rol më të madh të autoriteteve lokale për një qasje më miqësore dhe vëmendje më të madhe për sportin.
Programi i Kursit është bazë në administrimin dhe menaxhimin sportiv, por nga ana tjetër është shumë i ngjeshur në tre ditë dhe trajton një mori cështjesh të cilat kanë të bëjnë me:
Lëvizja Olimpike; Fair Play, Vlerat dhe Sjellja Etike në Sport; Menaxhim, Lidershipi Qeverisje, Planifikim Strategjik; Administrim (Zgjidhja e problemeve, vendimmarrja, velrësimi, komunikimi), Marketing Sportiv, Menaxhim i financave, etj.
Në ditën e tretë pjesëmarrësit në kurs u pajisën me një certifikatë të lëshuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) si dhe me Manualin e Administratorit (të Kursit) të përgatitur nga IOC. Gjithashtu pjesëmarrësit e kursit së bashku me lektorët patën mundësinë të ndjekin nga afër programin e ditës së tretë të aktivitetit “Sport për Zhvillim”, i zhvilluar në Shkollën Pjetër Budi në Burrel.
Mos harroni të na ndiqni me aktivitetet tona në Facebook, Twitter dhe Youtube.

Print Friendly

Comments are closed.