Komisioni Teknik i KOKSH, urime pergezuese per dy bursistet Olimpik – Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj

Sot ne zyrat e KOKSH, Komisioni Teknik i KOKSH ofroi nje pritje pergezuese per dy sportistet Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj. Te dy sportistet qe perfitojne nga programi i bursave Olimpike “Londer 2012” kane marre urimet nga anetaret e komisionit dhe gjithashtu sportistet nga ana e tyre kane shprehur falenderimin dhe vleresim per punen e komisionit.

Ne prani te mediave te dy sportistet u shprehen se sfida e tyre e radhes eshte Olimpiada Londer 2012 per te arritur nje rezultat me te mire, me synim podin.

Ne vijim kryetari i Komisionit Teknik te KOKSH z. Viron Bezhani dha nje konference per shtyp te cilen mund ta gjeni me poshte.

Deklarate per Shtyp

Te nderuar miq te medias,

Kam kenaqesine qe ne emer te Komisionit Teknik te KOKSH te uroj sportistet Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj per rezultatet me te fundit te tyre ne kampionatin Europian 2012 per te rritur qe u zhvillua ne Antalja te Turqise.

Dwshiroj te theksoj se Komisioni Teknik i KOKSH, i perbere me specialste te padiskutueshem dhe profesioniste  ka qene gjithmone konseguent dhe i paanshem ne vendimet e tij, lidhur me parimet e mbeshtetjes se sportisteve cilesore dhe vlerave sportive.

Rezultati i ketyre dy sportistve na jep ne jo vetem kenaqesine e rezultatit dhe mbeshtetjen e merituar te tyre si bursiste Olimpiste, por eshte edhe nje tregues i punes se komisionit me vendime qe ka marre. Besoj qe koha e vertetoi nje gje te tille.

Moto e punes sone ka qene vleresimi dhe mbeshtetja per ata sportiste te cilet kane potencial per Lojrat Olimpike. Na vjen mire qe shikojme vazhdimesine dhe mbeshtetjen e sportisteve cilesore qe ne rastin konkret me keta dy sportiste jane mbeshtetur nga KOKSH qe me programin e talenteve te reja dhe sot jane pjese e mbeshtetjes nga programi i bursave Olimpike.

Si komision teknik jemi perpjekur te mbeshtesim edhe sportiste te tjere, pervec atyre qe perfitojne bursa Olimpike, per pregatitjen  ne garat kualifikuse Londer 2012, sic jane boksi, mundja, etj.

Qellimi yne eshte rritja e cilesise sportive. Politikat e KOKSH ne mbeshtetje te Federatave te suksesshme kane qene te qarta dhe profesionale dhe kane synuar mbeshtetjen e sportisteve elitare, me fonde sipas mundesive te KOKSH per te mundesuar nje stervitshmeri me cilesore per ta, sic kemi vepruar se fundi me  Federaten e Mundjes dhe Peshengritjes.

Keto grante kane pasur synim te qarte: mbeshtetjen dhe  stervitjen e ketyre sportisteve cilesore me parametra nderkombetare, per te pasur efektivitet maksimal performancen e tyre.

Rezultati i dy sportisteve te talentuar Romela Bega dhe Erkand Qerimaj eshte nje motivim dhe inkurajim per te gjithe sportistet dhe shpresojme te ndiqet edhe nga sporte te tjera ne menyre qe sa me shume sportiste te kualifikohen per te garuar  ne eventin me madhor sportiv boteror Olimpiada “Londer 2012”.

I urojme  sportisteve me gjithe zemervetem suksese dhe pse jo nje rezultat surprise per Olimpiaden e Londres.

Viron Bezhani

Kryetar i Komisionit Teknik – KOKSH

Print Friendly

Comments are closed.