Akademia Olimpike Shqiptare – Percakton Sesionet Vjetore per te Rinj dhe te Rritur

Bordi i Akademisë Olimpike Shqiptare u mbodh sot datë 26.11.2013 në një takim për të përcaktuar kalendarin e aktiviteteve dhe orientuar axhendën e promovimit të Olimpizmit në vijim. E kryesuar nga Prof. Asoc. Agron Cuka, bordi i AOSH diskutoi për dy aktivitetet më të afërta të saj që janë Sesioni i Akadmisë Olimpike për të Rinj dhe Sesioni i Akadmisë Olimpike për të Rritur.

Bordi i AOSH vendosi që Sesioni për të Rinj do të zhvillohet në datën 17 Janar 2014 dhe do të ketë temë kryesore “Lojrat Olimpike Rinore – Idea, Koncepti dhe Misioni”, ndërsa për Sesionin e të Rriturve do të zhvillohet në datën 24 Janar 2014 dhe tema kryesore do të jetë në lidhje me Lojrat Olimpike Dimërore ku fokusi do të jetë pjesëmarrja e Shqipërisë në këto lojra në Sochi 2014, si dhe përpjekjet e zhvillimit të sporteve dimërore në Shqipëri.

AOSH fton të gjithë personat e interesuar që të paraqesin punimet e tyre në lidhje me temat e përcaktuara për sesionin përkatës. Detajet mbi kriteret dhe afatet e paraqitjes së punimeve do të komunikohen së shpejti.

AOSH

Print Friendly

Comments are closed.