Asambleja e 19-të e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Sot më datë 30 Qershor 2016, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi Asamblenë e 19-të   të Përgjithshme në prani të anëtarëve dhe të ftuare të institucioneve të ndryshme sportive.

Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani  celi punimet e Asmablesë së 19-të duke përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen e anëtarëve dhe të ftuarve prezent në sallë.

Në fillim u nderua himni Shqiptar dhe ai Olimpik dhe më pas u mbajt një minutë heshtje në nder të z. Gëzim Panariti, ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe anëtar me titull indivudual, i cili u nda nga jeta në Nëntor të vitit 2015.

Më pas u vijua me ceremoninë e dhënies së Urdhërave Olimpikë të cilët KOKSH  i akordon për personalitete të sportit të cilët kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në zhvillimin e Lëvizjes Olimpike dhe Sporteve në Shqipëri.

Për ti dorëzuar Urdhërin Olimpik, Presidenti Bezhani dhe Sekretari i Përgjithshëm  Bello, mirëpritën zotërinjtë:

  1. Armando Duka – President i Federatës Shqiptare të Futbollit
  2. Astrit Greva – Trajner i shquar i Basketbollit
  3. Bujar Shehu – Trajner i shquar i Basketbollit
  4. Ylli Tomorri – Trajner i shquar i Volejbollit

Pas ceremonisë së dhënies së Urdhërave Olimpikë, Presidenti Bezhani vijoi me Raportin Vjetor të KOKSH për vitin 2015.

Në mënyrë më detajuar u prezantuan përpara anëtarëve të Asamblesë raportet si vijon:

  • Raporti Finaciar
  • Raporti i audituesit të pavarur
  • Raporti Komisionit Teknik
  • Raporti Komisionit Sport për të Gjithë
  • Raporti Komisionit të Kualifikimit
  • Raporti Komisionit të Etikës
  • Raporti Këshilli i Arbitrazhit Sportiv

Interes të vecantë pati prezantimi i Komisionit Sport për të Gjithë i kryesuar nga z. Ilir Gusho, në të cilën u prezantua zbatimi i projektit të Edukimit Olimpik në shkollë në të gjithë Shqipërinë e shprehur me fakte dhe statistika.

Gjithashtu, në kuadër të Komisionit të Kualifikimit, z. Labo Capo prezantoi si rast pozitiv inisiativën e Federatës Shqiptare të Judos e cila me mbështetjen e KOKSH ka realizuar formalizimin e sistemit të certifikimit dhe licensimit të trajnerëve.

Vojo Malo, Kryetari i Komisionit të Etikës së KOKSH, prezantoi përpara Asamblesë punën e bërë nga ky Komision në një vit pas krijimit të tij dhe në vazhdim të së cilës z. Malo rekomandoi pranimin nga Asambleja të Rekomandimeve të Axhendës Olimpike 2020 të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Ndërsa në raportin e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv i prezantuar nga Kryetari z. Arben Rakipi, në lidhje me rëndësinë e KAS u theksua vecanërisht precedenti i vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili njohu autoritetin e KAS për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në sport.

Në përfundim, pas diskutimeve dhe komenteve të pjesëmarrësve, Asambleja votoi :

  • Miratimin e raporteve të prezantuara më lart
  • Pranimi i Rekomandimeve të Axhendës Olimpike 2020
  • Pranimin e anëtarëve të rinj të KOKSH
  • Federata Shqiptare e Sportit Shkollor
  • Federata Shqiptare Canoe Kayak
  • Anëtar me titull individual z. Mustafa Tukseferi
Print Friendly

Comments are closed.