Asambleja e KOKSH zgjedh organet drejtuese per mandatin 2013-2016

Sot në ambjentet e Hotel Tirana International, u zhvillua Asambleja e 17-të e Përgjithshme Zgjedhore e  Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Sipas rendit të ditës Presidentja në detyrë znj. Ela Tase përshëndeti anëtarët pjesëmarrës dhe të ftuarit. Si pjesë e protokollit të asamblesë anëtarët respektuan dëgjimin e Himnit Kombëtar dhe atë Olimpik.

Me propozim të Komitetit Ekzekutiv asambleja miratoi dhënien e Urdhërit Olimpik për dy figura që kanë dhënë kontribut në Lëvizjen Olimpike dhe Sportive në vend z.Albert Karriqi – sportist i atletikës, trajner, kërkues shkencor – dhe z.Kreshik Tartari trajner i shquar i volejbollit per femra. Urdhërat Olimpik u dorëzuan nga znj. Ela Tase dhe Stavri Bello.

Në këtë asamble të 17-të të KOKSH u pranua edhe një anëtar i ri, Federata Shqiptare e Rafting.

Një fjalë përshëndetëse i adresoi z. Stavri Bello anëtarëve të Asamblesë i cili falenderoi anëtarët për mbështetjen e dhënë në këto vite. Ndonëse me ndryshimin e Statutit të ri të KOKSH ku Sekretari i Përgjithshëm nuk zgjidhet nga anëtarët por nga bordi, unë do të jem pranë komunitetit të sportit kurdoherë që ai të ketë nevojë, u shpreh z. Bello.

Asambleja vijoi punimet për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Kandidatët për president të KOKSH patën mundësinë e prezantimit të pikëpamjeve të tyre përpara pjesëmarrësve.  Ndonëse në fillim ishin 3 kandidatë për postin e presidentit, z. Martin Biba një nga kandidatët për President tërhoqi kandidaturën e tij duke lënë për të vijuar garën midis Genc Boga dhe Viron Bezhani.

Në të njëjtën kohë anëtarët do të zgjidhnin për organet e tjera drejtuese zv.President, Mbajtës i thesarit dhe Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Në përfundim të procesit zgjedhor, rezultati i votimit të zhvilluar sot nga Asambleja e 17-të e përgjithshme zgjedhore e KOKSH shpalli:

President – Viron Bezhani

zv. President – Gjergj Ruli

Mbajtës i thesarit – Flobens Dilaveri

Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv

  • Ela Tase
  • Agron Cuka
  • Gjergj Leqezja
  • Ilir Gusho
  • Gëzim Panariti
  • Erald Dervishi
  • Skënder Anxhaku
  • Majlinda Pilinci

Print Friendly

Comments are closed.