Bursa Olimpike për Sportistë “Rio2016”

Komisioni Teknik i KOKSH i mbledhur më datë 29/04/2014 ka vendosur nisjen e procesit të grumbullimit të propozimeve nga Federatat Sportive të sportistëve që janë potencial për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Për të ndjekur proçedurat e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit nga Federatat, Komisioni Teknik kërkon që për cdo sportist të propozuar të plotësohet dosja e tij/saj sipas kërkesave të mëposhtme dhe të paraqitet në KOKSH deri në datën 19 Maj 2014, ora 12:00.

Dosja e sportistëve që do të propozohen për përfitimin e Bursës Olimpike “Rio 2016”

  1. Letër kërkesë e Federatës

    • Nëse ka më shumë se 1 kandidat për propozim, Federata duhet të përcaktojë renditjen e propozimeve sipas rezultatit/prioritetit
  2. Profili i sportistit (C. V. e përmbledhur) – në anglisht

  3. Rezultatet e dy viteve te fundit dhe aktivitetin në të cilin ka arritur rezultatin (në informacion të përfshihet emri i aktivitetit, data, vendi dhe rezultati) – në anglisht

  4. Formulari i plotësuar ne forme elektronike (e gjeni ketu Application form ) – në anglisht

  5. Argumentimi pse sportisti ka potencial për tu kualifikuar?

  6. Cilat janë objektivat?

  7. Plani i zhvillimit për kualifikimin e tij/saj në “Rio 2016”

  8. Kalendari i aktiviteteve në të cilat sportisti/ja do të marrë pjesë deri në fund të vitit 2016 (Kombëtare dhe Ndërkombëtare)

  9. Certifikatë mjeksore e sportistit (aftësi mendore, fizike dhe i aftë për të përballuar ngarkesa si sportist i nivelit të kompeticionit elitar) – në anglisht

  10. Letër motivimi i sportistit/es pse duhet të përfitojë bursën – në anglisht

  11. Dy fotografi pashaporte (foto e 6 muajve të fundit) dhe kopje e pashaportës

Plotësimi i dosjes së sportistëve të propozuar nga Federatat duhet të jetë e plotë duke respektuar pikat e përmendura më lartë dhe afatin e caktuar për paraqitjen në KOKSH që është data 19 Maj 2014, ora 12:00.

 

____________________________________________________________________

 

Kritere të përgjithshme për vlefshmërinë e sportistëve që mund të përfitojnë:

Sport Olimpik – Sportist i nivelit ndërkombëtar që praktikon një sport individual i përfshirë në programin Olimpik

Niveli Teknik – Sportisti duhet të ketë një nivel të konsiderueshëm, i aftë për tu kualifikuar për Lojrat Olimpike “Rio 2016”. Vërtetimi për nivelin teknik të sportstit duhet të shfaqet përmes rezultateve të marra në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Niveli i lartë i sportistëve do të shqyrtohet në mënyrë të veçantë nga Federata Ndërkombëtare për të vendosur nëse profili i sportistëve është në përputhje me objektivat e programit.

Akses në fondet e trajnimit: Sportistët të cilëve bursa mund të sjellë ndryshim të rëndësishëm në trajnimin e tyre, dhe të cilët nuk kanë akses në mjete alternative për mbulimin e shpenzimeve për përgatitjen e tyre.

Etika: Sportistët që kanë qenë të dënuar për përdorim doping ose sanksionuar për veprime në kundërshtim me standartet e etikës sportive të vendosuara nga Karta Olimpike, IOC, Komiteti Olimpik Kombëtar ose qëndrat e trajnimit, nuk mund të përfshihen si kandidaturë për bursë.

Print Friendly

Comments are closed.