Bursistet Olimpik, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj sukses ne Kampionatin Europian te Peshengritjes

Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj të dy bursistët Olimpistë kanë shkëlqyer në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Antalia të Turqisë.

Romela Begaj që konkuroi në kategorinë 58kg arrin të renditet e para në stilin e shkëputjes më rezultat 102kg dhe e dyta në stilin e shtytjes 113kg. Ndonëse në rezultatin përfundimtar, si Romela ashtu edhe konkurentia e saj Kostova nga Azerbajxhani kishin rezultat të njëjtë në dy garësh vendin e parë e fitoi Kostova për shkak se ishte me disa gramë më pak me peshë.

Romela bëri një performancë të shkëlqyer dhe ishte e përgatitur për të dalë kampione Europe në dy garësh por një penalizim i jurisë (ende i diskutueshëm ndër specialistët e peshëngritjes) nuk i dhanë mundësinë asaj në provën e peshës 116kg që e ngriti me sukses. Megjithatë ajo sot është nënkampione Europe dhe kjo nuk është pak.

Ndërsa Erkand Qerimaj me meritë u shpall kampion Europe në peshën 77kg. Ai u rendit i dyti në stilin e shkëputjes me 158 kg dhe i pari në stilin e shtytjes me 190 me një rezultat 348 kg në dygarësh dhe njëkohësisht duke merituar medaljen e artë.

Rivaliteti ishte i madh edhe në këtë garë por Erkand Qerimaj sot është kampion Europe që na bën ne të gjithë të jemi krenarë.

KOKSH përvec se është krenar për rezultatin e të dy sportistëve që trajtohen me bursë Olimpike, i përshëndet të dy kampionët dhe bësojmë që Olimpiada e Londrës do të ruaj të tjera supriza për Ekipin Olimpik.

Print Friendly

Comments are closed.