CEREMONIA E FILLIMIT TE ASMC 3 Advanced Sport Management Course

CEREMONIA E FILLIMIT TE ASMC 3
Advanced Sport Management Course

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar organizoi Ceremonine e fillimit te Kursit te Avancuar per Menaxhmin Sportiv – Edicioni i 3-te, i njohur ndryshe si ASMC.

Ne ambjentet e Hotel Mondial ishin te ftuar jo vetem pjesemarresit e ASMC 3, por edhe te diplomuarit e ASMC 1 dhe 2, anetare te Komitetit Ekzekutiv te KOKSH .

Presidenti i KOKSH z. Bezhani, duke uruar pjesemarresit e ASMC 3, theksoi ne fjalen e tij rendesine e ketij kursi per njohurite qe merren ne fushen e menaxhimit sportiv, ne menyre qe keto njohuri ti sherbejene zhvillimit te sportit ne Shqiperi duke permiresuar menaxhimin e organizatave sportive.

Ndersa Drejtori i Programit te ASMC z. Stavri Bello, ne vijim te pershendetjeve te pjesemarresve te perzgjedhur per te ndjekur ASMC 3, theksoi se ASMC si nje program trajnimi i Komitetit Olimpik Nderkombetar (IOC), i strukturuar nga eksperte nderkombetare me me emer te fushes se Menaxhimit Sportiv, ka garancine e njohjes dhe vlefshmerise se Diplomes ne te gjithe boten.

Ne vijim, z. Bello beri nje prezantim hyres se cfare eshte Programi i ASMC, qellimin, tematiken, kohezgjatjen, strukturen e kursit dhe metodologjine, menyren e komunikimit dhe punes pergjate ASMC, etj.

Megjithate, qellimi dhe metoda e ASMC eshte shkembimi i informacionit, te mesuarit nga njeri tjetri, si dhe krijimi i rrjetit te administratoreve sportive qe tashme KOKSH ka arritur ta krijoje me te diplomuarit ne kurset e ASMC dhe KOMPAS.

ASMC 3 do te zhvillohet ne 6 module dhe 1 modul shtese qe do te jete projekt tema perfundimtare ku cdo pjesemarres do te realizoje ne funksion te organizates sportive ku aderon qofte si vullnetar apo staf me pagese. Kohezgjatja e ASMC 3 do te ne periudhen Janar – Shtator 2016.

I urojme suskese pjesemarresve te ASMC 3!

ciklizmi 006

Print Friendly

Comments are closed.