Kursi Teknik per Trajneret e Judos – Certifikohen Trajneret

Ne ambjentet e Kompleksit Sportiv Rinia ne te cilin per 10 dite me radhe u zhvillua Kursi Teknik per Trajneret e sportit te Judos, kurs i mundesuar nga KOKSH nepermjet Solidaritetit Olimpik, sot me date 30 Tetor 2012 u zhvillua ceremonia mbylljes dhe Certifikimit te trajnereve qe u trajnuan ne kete kurs. Trajneret ne perfundim te ketij trajnimi u testuan per njohurite e marra gjate ketij trajnimi  nga ekspertja e Federates Boterore te Judos (IJF) znj. Elena Irina Samoila e cila ne perfundim miratoi listen e trajnereve per tu pajisur me certifikaten e leshuar nga Komiteti Olimpik Nderkombetar e njohur edhe nga IJF.

Ne ceremonine e certifikimit, kursantet u pershendeten nga z. Stavri Bello, Sekretar i Pergjithshem i KOKSH i cili theksoi qe pjesemarrja e trajnereve te rinj ne trajnime te tilla eshte shume pozitive dhe motivim per te zhvilluar me shume sportin e xhudos. Vete fakti qe per 10 dite keni qene bashke duke shpenzuar me shume kohe me njeri-tjetrin per xhudon eshte nje aspekt tjeter pozitiv. Gjithashtu z. Bello i inkurajoi ata ti ndajne njohurite edhe me koleget e tjere qe per arsye te ndryshme nuk paten mundesi te ndjekin kursin.

znj. Elena Samoila, eksperte e caktuar nga IJF per te drejtuar kete kurs, u shpreh falenderuese qe ishte pjese e ketij trajnimi dhe falenderoi KOKSH, FSHJ dhe te gjithe pjesemarresit ne kurs per dedikimin e tyre gjate kursit. Deshiroj vertet qe sporti i xhudos te ece perpara ne Shqiperi dhe shpresoj nga kursantet qe njohurite e marra ti praktikojne tek sportistet neper palestrat e tyre.

Me pas ceremonia vijoi me shperndarjen e certifikatave.

Trajneret qe u certifikuan jane si me poshte:

Alfons Babani
Altin Pergjergji
Armando   Bilali
Armando Mollosmani
Donald Tarja
Elson Mema
Erind Cara
Feriz Matoshi
Florian Progri
Kristjan Lleshi
Kristjan Tushaj
Labo Çapo
Muhamet Harizi
Olsjan Bonjakaj
Paulin Cera
Ram Kasmi
Shkurt Cullhaj
Sulejman Zhaboli
Veli Drizi

Print Friendly

Comments are closed.