Demtohet skiatori Erjon Tola gjate stervitjes

Erjoni

Sot (dje) ne daten 12.02.2014, rreth ores 19.15 (ora lokale ketu ne Sochi) skiatori Erjon Tola, pjesmarres per here te trete ne Lojrat Olimpike Dimerore, ne mbyllje te seances stervitore te mbremjes (mbasdites) rreshqiti gjate nje ushtrimi ne palester dhe beri nje frakture te dyfishte  ne parakrahun e majte.

Me nderhyrjen e mjekut te ekipit dhe personelit te poliklinikes te Fshatit Olimpik ju dha ndihma e pare dhe u dergua ne Spitalin Rajonal te Krasnaja Poljanes. Sipas vendimit te ekipit te specializuar te spitalit, rreth ores 22.30 Erjoni iu nenshtrua nje nderhyrje kirurgjikale.

Operacioni mbarioi me sukses dhe Erjoni deri ne mengjes eshte nen kontrollin e mjekut reanimator.

Ekipi Olimpik ne Sochi 2014 dhe KOKSH po ndjekin nga afer gjendjen e skiatorit Tola. Duke ju gjendur prane i shprehim keqardhjen per demtimin dhe humbjen e shansit per konkurim ne Sochi 2014. Gjithashtu i urojme sherim te shpejte dhe besojme se pavaresisht nga demtimi, ai do te rigjeje forcat dhe jo vone do te vazhdoje te mbaje lart flamurin e kombit tone dhe ne aktivitete te tjera.

Shkelqim Mema

Shef i Ekipit Olimpik “Sochi 2014”

+79382943455

memashkelqim@gmail.com

Print Friendly

Comments are closed.