Diplomohen pjesemarresit e ASMC 2

Sic ishte lajmeruar, dje ne ambjentet e Hotel Mondial Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ka zhvilluar Ceremonine e Diplomimit te pjesemarresve ne Kursin e Avancuar per Manxhimin Sportiv (ASMC) edicioni i dyte, zhvilluar ne periudhen 26 Prill 2013 – 18 Janar 2014.

Ne kete ceremoni moren pjese Presidenti i KOKSH dhe anetaret e Komitetit Ekzekutiv te KOKSH, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla dhe Drejtori i Sportit z. Vladimir Gjonaj, Deputeti Fidel Ylli, perfaqesues te sportit te Kosoves, pjesemarres te kurseve te menaxhimit sportiv qe jane zhvilluar nga KOKSH me pare si KOMPAS dhe ASMC 1, si dhe media.

DSC02230

Ne nje klime shume te ngrote sportive z. Bello i cili eshte edhe Drejtor i Programit te ASMC, ne fjalen e tij te beri nje rezyme te shkurter te fillimit dhe rendesise se ketij kursi si dhe vleresuar gjithashtu mirepritjen e kurseve te tilla nga komuniteti sportiv. Gjithashtu z. Bello falenderoi bashkepuntoret e tij per realizimin e ketyre kurseve Leonard Tase, Elda Gjoka, Gezim Panariti dhe Kliton Muca.

 IMG_6340

Nderkohe Ministrja Nikolla ne fjalen e saj vleresoi rendesine e trajnimit te burimeve njerezore duke argumentuar se aq sa te rendesishme jane parate ne sport po aq me shume eshte nevoja per burime njerezore te kualifikuara. Keshtu ne kete aspekt deshiroj te pergezoj KOKSh dhe mqns z. Ylli eshte deputeti i pare qe ka marre pjese ne kete kurs, kam nje kerkese qe ne edicionin tjeter te jem une ministrja e pare qe te bej kete kurs.

IMG_6326

z. Ylli si nje nga pjesemarresit ne kursin e pare te menaxhmit sportiv KOMPAS 1 beri nje retrospektive te gjithe kasaj iniciative te KOKSH qe nga viti 2000 dhe theksoi rendesine e tij duke thene se djehemi krenar qe sot Komiteti Olimpik Nderkombetar e ka marre si model iniciativen e KOKSH dhe po e zbaton me te gjitha Komitetet Olimpike ne bote.

IMG_6420   DSC02217

z. Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik te Kosoves por njekohesisht pjesemarres ne ASMC 2, pershendeti ne emer te pjesemarreve te ASMC 2 dhe vleresoi impaktin e ASMC si nje horizont per ti pare dhe menduar gjerat me mire ne kuader te menaxhimit te organizatave sportive.

IMG_6309   IMG_6319

Print Friendly

Comments are closed.