DITA OLIMPIKE 2013 – DURRES

Festa e femijeve , 1 Qershori, u festua ndryshe kete vit ne qytetin e Durresit . 1 qershori ishte dhe Dite Olimpike ne saje te nje bashkepunimi te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar dhe Qendres Kulturore te Femijeve Durres.
Aktiviteti u zhvillua ne shetitoren Taulantia ku rreth 400 nxenes te moshave te ndryshme te shkollave 9 vjecare te qytetit te Durresit kishin mbushur lulishten   me bluzet e stampuara me simbolet e Dites Olimpike.
Pas ceremonise se zbritjes se pishtarit nga rruga qe nis nga amfiteatri antik i ketij qyteti drejt shetitores, nen tingujt e himnit Olimpik dhe  flamuri Olimpik i mabajtur nga kater vajza  shoqeroi ndezjen e flakes Olimpike.
Rreth  2 ore u organizuan aktivitete te ndryshme sportive, si krosi ndermjet klasave , gara me bicikleta apo dhe me patina.
Ne disa vende te lulishes u zhvilluan lojera te ndryshme popullore. Perfshirja e femijeve te kopshtit ishte gjithashtu e vecante ne kete aktivitet te cilet paten pjeset e tyre muzikore dhe lojerat popullore. I gjithe aktiviteti u shoqerua me  nje koncert me pjese te ndryshme valle popullore dhe  demostrime aerobie.
Cdo pjesemarres ne fund te aktivitetit mori dhe certifikaten e pregatitur nga Komiteti Olimpik Nderkombetar si pjese e Dites Olimpike Boterore.

 

Print Friendly

Comments are closed.