Edukimi Olimpik – Nje vullnetare franceze pjese e stafit te KOKSH per 6 muaj

Këtë të martë me datë 18 Tetor 2011, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pati kënaqësinë të mirëpresi në ambjentet e tij znj. Noemie Vincent, vullnetaren 21 vjecare nga Franca. Ajo do të jetë pjesë e stafit të KOKSH për rreth 6 muaj me misionin e vullnetarit civil, duke dhënë ndihmën e saj në zhvillimin e programeve speciale të Edukimit Olimpik në shkolla për promovimin e vlerave Olimpike.
Kjo eksperiencë është mbështetur nga Komiteti Olimpik & Sportit Kombëtar Francez i cili bëri të mundur kontaktet midis vullnetarëve të tjerë dhe Komiteteve Olimpike Kombëtare anëtare të AFCNO.
Ne shpresojmë që ky bashkëpunim të jetë një burim dinamizmi dhe shkëmbim i përbashkët eksperiencash.

press-release

Print Friendly

Comments are closed.