Filloi sot Kursi i Administratorëve Sportivë me specialistë të komunitetit të Baskebollit dhe Volejbollit

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar filloi sot Kursin e Administratorëve Sportivë, i cili do të zhvillohet tre ditë rresht në datat 20-22 Qershor 2012, në qytetin e Tiranës.

Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH; z. Korab Llazani, Sekretar i Përgjithshëm i FSHB dhe z. Gjergj Pishtari, Specialist pranë FSHV.

Ky kurs vjen i dyti pas atij të realizuar në qytetin e Korcës, duke vijuar  me trajnimin e burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit . Vecantia në këtë kurs është audienca të cilët ishin nga komuniteti i specialistëve të volejbollit dhe basketbollit të cilët u perzgjodhën nga Federatat përkatëse të Basketbollit dhe Volejbollit.

Rreth 23 pjesëmarrës që vijne nga pozicione dhe funksione të ndryshme pranë klubeve apo shoqatave sportive do të jenë pjesë e trajnimit me një program të ngjeshur mbi menaxhimin dhe administrimin sportiv, por gjithashtu edhe pjesë e diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave midis pjesëmarrësve.

Temat e zhvilluara në ditën e parë të kursit ishin mbi strukturat e Lëvizjes Olimpike, manaxhimin dhe ambjentin operues te organizatave sportive.

Të gjitha temat u shoqëruan me debate dhe diskutime të cilat rezultuan në përfundim si mjaft konstruktive dhe frytdhënëse por mbi të gjitha nxitja e të menduarit ndryshe ishte një nga objektivat e tematikës së ditës së parë.

Programi parashikon  në dy ditët në vazhdim përfshirjen e temave me specifike mbi organizatat sportive.

Gjithashtu, pjesëmarrësit u pajisën sot me Manualin e Administratorëve Sportivë i cili është një botim i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe një udhëzues i dobishëm për përmirëimin dhe efektivitetin e punës së organizatave sportive por edhe të punës si individ në këto organizata.

 

 

 

Print Friendly

Comments are closed.