Filluan regjistrimet për Kursin 3 ditor për Administratorë Sportivë / 12-14 Nëntor 2014

sport-administration-manual

Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditorë)

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vijimësi të angazhimit të tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzorenëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive, do të realizojë kursin e tretë për Administratorët Sportivë për vitin 2014.

  • Kursi III – organizohet në datat 12-14 Nëntor 2014 ( Formulari aplikimit)

  • Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, plotesojeni atë dhe dergojeni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al

Pjesëmarrja në këtë nivel kursi, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që janë të interesuar dhe dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC ) që organizohet nga KOKSH. 

Mqns ASMC e radhës është planifikuar të fillojë në muajin Mars 2015, ky kurs 3 ditor, është mundësia e fundit për të plotësuar këtë kriter për të patur mundësinë  e aplikimit për ASMC 3 . 

 

Kush mund të marrë pjesë?

Ky kurs synon pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit/kryesisë ose stafit me pagesë të Federatave sportive por edhe anëtarët e bordeve të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ata individëqë kanë lidhje me sportin, por që nuk janë pjesë e organizatave sportive (si psh. Mësues të edukimit fizik, persona përgjegjës që ushtrojnë detyrën e tyre në institucione publike dhe që mbulojnë fushën e sportit, etj.). Megjithate perparesi do te kene kandidatet qe vijne nga organizatat sportive.

Numri i pjesëmarrësve

Numri i personave që mund të ndjekin këtë kurs do të jetë deri në 20 persona, prandaj regjistrimi do të jetë mbi parimin “kush vjen i pari regjistrohet” deri në plotësimin e kuotës së përcaktuar.

Pjesëmarrja dhe Certifikimi

Për marrjen e certifikatës së lëshuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pjesëmarrësi duhet të djekë të gjithë programin e përcaktuar të kursit. Ata individë që e kanë kryer një herë këtë kurs, nuk mund të regjistrohen sërish.

Akomodimi dhe ushqimi

Për pjesëmarrësit që do të pranohen për të ndjekur Kursin, KOKSH do të mbulojë shpenzimet për akomodim dhe ushqim gjatë ditëve të zhvillimit të kursit.

Transporti

Cdo pjesëmarrës është vetë përgjegjës të koordinojë transportin deri në vendin e përcaktuar për zhvillimin e kursit.

Tarifa e pjesëmarrjes në Kurs

Tarifa e pjesëmarrjes në Kursin 3 ditor për Administratorë Sportivë është 3,000 lekë. Pagesa kryhet nëpermjet llogarisë bankare të KOKSH pranë Raiffeisen Bank me Nr. 4300249325 dhe konfirmimin e pagesës e dërgoni me e-mail së bashku me formularin e aplikimit. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 8 ditë përpara fillimit të kursit.

Tërheqja nga pjesëmarrja në Kurs

  • Aplikanti mund të tërhiqet nga pjesëmarrja në Kurs duke konfirmuar mos pjesëmarrjen e tij/saj. Afati i fundit për tërheqje është deri 7 ditë përpara fillimit të kursit. Aplikantët që konfirmojnë përpara këtij afati, pagesa e bërë do të rikthehet ndërsa për ata që tërhiqen pas këtij afati, pagesa e kryer nuk mund të rikthehet.

Pjesëmarrja në këtë nivel kursi, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që janë të interesuar dhe dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC ) që organizohet nga KOKSH.

Të dy katëgoritë e Kurseve:

  1. Certifikata për Kursin e Administratorëve Sportivë (3 ditor)   dhe
  2. Diploma për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) (1 vjecar),

zhvillohen nga KOKSH nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i cili i lëshon dhe i njeh këto kualifikime, sipas një programi tematik të përcaktuar rigorozisht.


Cfarë tematike mbulon Kursi?

Tematika e kursit 3 ditor:

  • Lëvizja Olimpike

o   Parimet themelore

o   Organizimi i Lëvizjes Olimpike

  • Fair Play

o   Vlerat për sjelljet etike në sport

  • Menaxhim

o   Lidershipi

o   Identifikimi dhe përdorimi i burimeve

o   Vullnetatët

  • Qeverisja

o   Mbledhjet

o   Rolet dhe Përgjegjësitë

  • Plani Strategjik

o   Qëllimi

o   Zhvillimi i një plani

o   Përditësimi i planit

  • Administrimi

o   Zgjidhja e problemeve

o   Vendimmarrja

o   Vlerësimi

o   Komunikimi

o   Marrëdhëniet me publikun/Media

  • Marketingu Sportiv

o   Marketingu

o   Sponsorizimi dhe rrugët e sponsorizimit

  • Orientimet e zhvillimit

o   Zhvillimi i Trajnerëve

o   Zhvillimi i Sportistëve Cilësorë

  • Menaxhimi i Aktiviteteve Sportive

o   Lojrat Olimpike

o   Organizimi i një ngjarje/aktivitet sportiv

  • Mjekesia ne Sport

o   Shkenca në sport

o   WADA (Anti-Doping)

  • Finance

o   Buxheti dhe Menaxhimi i parave

Print Friendly

Comments are closed.