Fillon Kursi Teknik per Trajneret e Atletikes

Gezuar 2015 dhe urojme te jete nje vit i mbare per sportin Shqiptar.

Atletika

Kete vit te ri, KOKSH e nisi aktivitetin e tij me Kursin Teknik per Trajneret e Atletikes. Ne bashkepunim dhe mbeshtetje te Federates Shqiptare te Atletikes ky kurs qe zhvillohet me mbeshtetjen e Solidaritetit Olimpik dhe Federates Boterore te Atletikes IAAF do te sherbeje per kualifikimin e trajnereve tane me certifikaten e nivelit te pare te IAAF qe eshte e unifikuar nderkombtarisht. Per te drejtuar kete kurs i cili do te zgjase deri me date 12 Janar 2015 kane ardhur ne Shqiperi dy eksperte te IAAF : Bostjan Bradesko nga Sllovenia dhe Vahida Kozic nga Bosnja. Ne kete kurs do te trajnohen 24 trajnere dhe fokusi kryesor eshte programi Kids Athletics te IAAF.
Presidenti i FSHA Gjergj Ruli dhe Sekretari i KOKSH pershendeten organizimin e ketij kursi dhe shprehen rendesine e trajnimit te burimeve njerezore per nje sport me cilesor bazuar ne metodata dhe standartet boterore.

Print Friendly

Comments are closed.