Fillon Kursi Teknik per Trajneret e Ciklimit me Eksperte te UCI

Startoi sot Kursi Teknik per Trajneret e Ciklizmit ku per 8 dite dy Ekspertet e Federates Boterore te Ciklizmit (UCI) do te trajnojne 25 pjesemarresit e kursit.
Vasileios Anstopulos nga Greqia dhe Scott Bugden nga Anglia do te drejtojne kete kurs ne dy disiplinat ate te rruges dhe ate te mountain bike.
E reja ne kete kurs eshte disiplina e mountainbike e cila eshte nje disipline e re ne Shqiperi dhe me shume premisa per tu zhvilluar ne vendin tone per shkak te terreneve kodrinore dhe pasionit te te rinjeve per tu marre me kete disipline sportive.
Pjesemarresit ne kurs do te marrin njohuri te duhura sipas manualit te UCI per te dyja disiplinat dhe ne fund do ti nenshtrohen provimit teorik dhe praktik ku secili qe do te kaloje me sukses do te perfitoje certifikaten e UCI.
E vecanta ne kete kurs eshte interesi i femrave per te zhvilluar kete disipline sportive ne Shqiperi edhe per femrat si nje e drejte per mundesi te barabarta, si dhe nje mundesi shume e mire per te krijuar nje kulture te re brenda komunitetit te ciklizmit e cila eshte e dominuar nga meshkujt.

Kursi eshte ne vijim te projekteve te KOKSH nepermjet Solidaritetit Olimpik per kualifikimin trajnereve ne mbeshtetje te Federatave Sportive per zhvillimin e sportit ne teresi dhe synimin per permiresmin e rezultateve sportive.

Kursi do te jete shume intensiv dhe do te kete edhe nje gare kontrolli per kategorine e kadeteve, ku do te behet edhe nje vleresim i eksperteve per elementet e rinj, si dhe korrigjimin ne praktike ne situate gare te menyres se trajnimit dhe teknikave.

Fillimin e kursit e pershendeti Presidenti i KOKSH z. Bezhani, Sekretari i Pergjithshem i KOKSH z. Bello dhe Sekretari i Pergjithshem i FSHC z. Tahiraj.

  

 

Print Friendly

Comments are closed.