Fillon Kursi Teknik per Trajneret e Peshengritjes

DSC00872

19.02.2014 – Sot startoi Kursi Teknik per Trajnerert e sportit te peshengrtijes i cili do te zhvillohet ne kuader te trajnimit burimeve njerezore ne sport sic jane trajneret dhe specialistet e sportit. Ne kete kur marrin pjese 22 trajnere te federuar nga Federata Shqiptare e Peshengrtijes nga te gjitha klubet anetare te FSHP.

Ne ceremonine e fillimit te ketij kursi pershendeten z. Elez Gjoza, President i FSHP, z. Stavri Bello, Sekretar i Pergjithshem i KOKSH, z. Gudar Beqiraj, si dhe i deleguari i Federates Boterore te Peshengritjes (IWF) per te drejtuar kete kurs ne Shqiperi z. David Rigert.

Ne pershendetjet e rastit te fillimit te kursit u theksua domosdoshmeria per trajnimin e trajnereve duke perfituar nga praktikat me te mira te vendeve qe e kane me te zhvilluar kete sport si dhe nga eksperienca e specialistit te Federates Boterore. Ky kurs pavaresisht se eshte i kufizuar ne kohe dhe programi i tij do te jete intensiv me seanca teorike paradite dhe seanca praktike pasdite, do ti sherbeje pjesemarresve jo vetem per te diskutuar tema te ndryshme qe programi i kursit do te trajtoje por eshte edhe nje mundesi e trajnereve shqiptare qe ne nje kohe relativisht me te gjate se ne aktivitetet e kampionateve kombetare, jane sebashku te diskutojne dhe ndajne pervojen dhe opinionet me njeri-tjetrin, per zhvillimin dhe permiresimin e rezultateve sportive ne peshengrtije.

Kursi i cili filloi sot do te zgjase deri me date 28 Shkurt 2014 dhe ne fund te tij, pjesemarresit do te testohen per njohurite e marra gjate kursit.

DSC00903

no images were found

Print Friendly

Comments are closed.