Hapen regjistrimet për Kursin e Avancuar të Menaxhimit Sportiv – ASMC 3

ASMC 3 web logo 3

Head ASMC 3 - CopyModuli Pogradec

Strisha footer

Përmirëso performancën dhe efektivitetin e organizatës

nëpërmjet Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv

(ASMC)

Strisha footer

S.BelloSporti në ditët e sotme është një fushë mjaft e gjerë që përfshin shumë disiplina të shkencave të ndryshme. Një komponent mjaf i rëndësishëm është aspekti menaxherial i cili shfaqet në nivele të ndryshme në organizatat sportive. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e këtij komponenti dhe nevojën që ka sporti në Shqipëri, KOKSH ka implementuar me sukses që nga viti 2001 programin e Administratorëve Sportivë në dy nivele:

  1. Kurset e Administratorëve Sportvë (kurs bazë 3 ditor)
  2. Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv ( ASMC) 

Çfarë është ASMC (Advanced Sport Management Course)?

ASMC është një inisiativë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nëpërmjet Solidaritetit Olimpik (SO) dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar(KOKSH).

Ky kurs ofrohet për administratorë/menaxherë sportivë dhe i mundëson personave të nivelit ekzekutiv, vullnetarë (të zgjedhur në bordet drejtuese) apo anëtarëve të stafit, të përmirësojnë dhe zgjerojnë aftësitë e tyre menaxheriale, njëkohësisht të kontribuojnë në një komunitet që mëson nga njëri-tjetri.

Ky është një program me gjashtë module ku përfshihen seanca mësimore në distancë dhe seanca mësimore intensive në klasë. Përmbajtja e lëndës do ti ofrojë pjesëmarrësve njohuri më të fundit mbi menaxhimin sportiv, si dhe aftësi të cilat do të rrisin kapacitetet e tyre drejtuese.

Përgjatë këtyre viteve, me grupin e lektorëve të licensuar nga IOC për drejtimin e këtyre kurseve, jemi munduar të përcjellim informacione  të vlefshme  dhe të shkëmbejmë me pjesëmarrësit opinione dhe ide  se si mund të menaxhojmë me mirë organizatat sportive, njohja me nocionet e menaxhimit  dhe në fund me informacionin e marrë  të arrijmë në një produkt final që është zbatimi i një projekti në përfitim të organizatës.

Modulet e kursit  përfshijnë tematika si: Menaxhimi i organizatës, Planifikimi Strategjik, Burimet Njerëzore, Menaxhimi Financiar, Marketingu sportiv dhe Organizimi i ngjarjeve sportive.

Pjesëmarrësit, nëpërmjet përgatitjes së rasteve studimore për çdo modul, angazhohen të analizojnë dhe shikojnë organizatën në aspekte të ndryshme të funksionimit të saj. Pa dyshim që kjo është vlerë që i ndihmon ata të marrin vendime më të mira për organizatën e tyre dhe komunitetin sportiv që përfaqësojnë.

 Në rolin e Drejtorit të programit të ASMC, kam kënaqësinë të përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit që kanë mbaruar me sukses këto kurse dhe ndjesia e mirë është kur dëgjon për progresin e tyre në karrierë, apo shikon impaktin e kursit në inisiativat e pjesëmarrësve për implementimin në mënyrë më profesionale të projekteve të ndryshme.

Gjithashtu, inkurajoj të gjithë ata persona që kanë dëshirën për të zhvilluar aftësitë e tyre menaxheriale në dobi të organizatave sportive ku kontribuojnë, të bëhen pjesë e këtij kursi.

Stavri Bello – Drejtor i Programit të ASMC liçensuar nga IOC

Strisha footer - Copy

KUSH DUHET TË MARRË PJESË?

Kursi i ASMC është projektuar për drejtues dhe administratorë të nivelit të lartë të organizatave sportive kombëtare ose stafit të paguar, anëtarë të bordeve drejtuese, të cilët kanë interes në zhvillimin dhe përmirësimin e performancës së organizatës së tyre sportive.

Nëpërmjet angazhimit të tyre, në kuadër të kompetencave që përfitohen në kurs, pjesëmarrësit do të mësojnë aftësi se si në mënyrë efektive të menaxhojnë organizatën e tyre, aftësi të lidershipit dhe administrimit në sport, dhe si rezultat përfundimtar, përmirësimin e sportit në tërësi.

Kriteret e aplikimit dhe pranimit

  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë
  • Të ketë lidhje me sportin ( të punojë ose të jetë i/e zgjedhur në forumet e organizatës sportive që e propozon)
  • Të jetë çertifikuar në Kursin e Administratorëve Sportivë organizuar nga KOKSH
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Përdorimi i kompjuterit dhe njohja e programeve bazë të Microsoft Office

Përmbajtja e dosjes së Aplikimit dhe Afati i Aplikimit

Dosja

  •  Formulari i Aplikimit i plotësuar me të gjitha të dhënat e kërkuara (Klikoni këtu për të shkarkuar Formularin)
  •  Curriculum Vitae (C.V)
  •  Letër kërkesë (Deklarata personale)
  •  Letër rekomandimi nga organizata sportive që mbështet kandidaturën tuaj për të ndjekur kursin
  •  Fotokopje dokument identifikimi (letërnjoftimi ose pasaportë)
  •  Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  •  Fotokopje të kurseve apo kualifikimeve të ndryshme pasuniversitare
  •  Fotokopje e Çertifikatës së Kursit të Administratorëve Sportivë të KOKSH
  •  Faturën bankare të pagesës për regjistrim

Afati i Aplikimit

  • Fillon më datë 5 Tetor 2015
  • Mbyllet më datë 5 Nëntor 2015
  • Moduli i parë  Dhjetor 2015

TARIFA E APLIKIMIT DHE PAGESA E KURSIT

Tarifa e aplikimit

Pasi të keni përfunduar plotësimin e dosjes, duhet ta dërgoni aplikimin tuaj në adresën e e-mail ( asmc@nocalbania.org.al ). Aplikimi juaj do të regjistrohet kundrejt tarifës së aplikimit prej 1,000 lekë, pagesë e cila duhet të bëhet në llogarinë e KOKSH pranë Raiffeisen Bank me Nr. 4300249325. Vërtetimi i pagesës së bankës i bashkangjitet dosjes tuaj.  (kjo pagesë është e pa rikthyeshme nëse përzgjidhesh ose jo)

Pagesa për kursin

Kandidati i cili do të fitojë të drejtën për të ndjekur kursin e ASMC 3, duhet që brenda 20 ditëve nga momenti i marrjes së njoftimit, të kryejë pagesën e Kursit në llogarinë bankare të KOKSH (Raiffeisen Bank, Nr.llog. 4300249325). Pagesa e kursit është 15.000 lekë.

Proçesi i seleksionimit

Pas shqyrtimit të aplikimeve të paraqitura, kandidatët e përzgjedhur të përshtatshëm për të ndjekur ASMC 3, do të kalojnë nëpërmjet proçesit të intervistës nga e cila do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e kandidatëve që do të ndjekin ASMC 3.

Për çdo hap të proçesit të seleksionimit do të bëhet njoftimi përkatës nëpërmjet e-mail.

KUSHTET E PJESËMARRJES GJATË KURSIT

  • 100% pjesëmarrje
  • Përgatitja dhe prezantimi i një rasti studimi për çdo modul
  • Përgatitja dhe mbrojtja e temës përfundimtare (me objekt organizatën ku punon ose jep kontribut)
  • Dy nga rastet e studimit duhet të përgatiten në anglisht (njëra prej tyre do të dërgohet në IOC)

STRUKTURA

  • Kohëzgjatja e kursit është Dhjetor 2015 – Shtator 2016
  • 6 Module + 1 modul prezantimi i Projekt temës përfundimtare
  • Çdo modul është i përbërë nga 5 ditë
    • Tre ditë janë në distancë ndërsa dy ditët e tjera do të jenë seanca mësimore në klasë
  • 16 ditë mësimore në klasë ndër të cilat 4 ditë i dedikohen mbrojtjes së temave pë
  • Seancat e moduleve në klasë do të zhvillohen në një fundjavë të çdo muaji (dita e Premte dhe e Shtunë) sipas kalendarit të përcaktuar.
  • Modulet do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë
  • KOKSH do të mbulojë kostot e akomodimit, ushqimit dhe pajisjen me literaturën bazë të kursit.
  • Transporti për çdo modul është në përgjegjësinë e pjesëmarrësit.
  • 20 persona është numri maksimal i kursantëve që do të pranohen për të ndjekur ASMC 3.

Diplomimi

Kursanti që do të kalojë me sukses kursin duke përmbushur të gjitha kërkesat e mësipërme, do ti jepet Diplomë Profesionale e Avancuar për Menaxhimin e Organizatave Sportive Olimpike, lëshuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Materialet e kursit

Materialet e kursit përfshijnë materiale për lexim, shënime dhe kopje të prezantimeve, si dhe literaturë e rekomanduar për studim dhe lexim të mëtejshëm.

Përmbajtja kryesore e moduleve derivojnë nga libri “Menaxhimi i Organizatave Sportive Olimpike”, i përgatitur  në bashkëpunim me MEMOS (Master Ekzekutiv për Manaxhimin e Organizatave Sportive). Përmbajtja e lëndës ka theks në të mësuarit nga përvoja. Materialet e paraqitura janë marrë nga Organizatat Sportive Olimpike në të gjithë botën dhe përfaqësojnë një ekuilibër të teorisë së menaxhimit sportiv me shembuj nga praktika. Përdorimi i librit si tekst referimi standard do ti mundësojë pjesëmarrësve të identifikojnë se çfarë është dhe nuk është e përshtatshme për organizatat e tyre.

Modulet dhe çfarë pritet nga kursi?

Me përfundimin e këtij kursi, pjesëmarrësit do kenë një kuptim më të zgjeruar mbi:

  1. Menaxhimi i një organizate sportive (OS) duke kuptuar mjedisin e saj, strukturën e brendshme dhe funksionimin
  2. Menaxhimi strategjik i një OS duke përgatitur, zbatuar dhe vlerësuar një Plan Strategjik
  3. Menaxhimi i burimeve njerëzore në një OS përmes zhvillimit të rregullave dhe rregulloreve si dhe rekrutimin, motivimin dhe trajnimin e burimeve njerëzore
  4. Menaxhimi i financave të një OS që përdor proçedurat e duhura dhe transparente
  5. Menaxhimi i marketingut të një OS në përputhje me strategjinë globale të organizatës, kërkesat e palëve të interesuara dhe mundësitë për sponsorizim
  6. Organizimi ngjarjeve të mëdha sportive; kur është e përshtatshme me strategjinë e organizatës dhe kur është në përputhje me burimet njerëzore dhe shërbimeve në dispozicion

Partnerët

  • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)
  • Solidariteti Olimpik
  • Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)
  • MEMOS Association (Rrjeti i lektorëve dhe të diplomuarit në MEMOS)

Strisha footer - Copy

KONTAKT 

ASMC 3 web logo 1

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Rr. “Muhamet Gjollesha”
Sheshi Mustafa K. Ataturk, Tiranë
Tel: 04 2235249 / 2240602
Fax: 04 2240565
E-mail: asmc@nocalbania.org.al

ose   kliton.muca@nocalbania.org.al

Print Friendly

Comments are closed.