KOKSH, mbeshtetje Federates Shqiptare te Taekwondos per trajnimin dhe kualifikimin e trajnereve

Ne vijim te strategjise se KOKSH per te rritur cilesine dhe rezultatet sportive nepermjet formimit te specialisteve dhe trajnereve sipas standarteve te stervitjes se Federatave Nderkombetare te sporteve perkatese, KOKSH do te mbeshtesi Federaten Shqiptare te Taekwondos per zhvillimin e Kursit Teknik per Trajnere e cila financohet nga IOC-Solidariteti Olimpik dhe mbeshtetet nga Federata Boterore e Taekwondos (WTF). Kjo e fundit do te dergoje ne Shqiperi specialistin e saj z. Seung Jae HEO (mjeshter 7 Dan dhe gjyqtar nderkombetar) nga Korea, i cili do te drejtoje kursin nga data 20 Tetor – 1 Nentor 2012. Vlen te theksojme se ky eshte kursi i pare i ketij niveli per sportin e taekwondos i cili eshte nje nder sportet relativisht te reja ne Shqiperi por qe po perqafohet gjeresisht nga te rinjte kohet e fundit.

Ky kurs do te jete edhe nje baze per strukturimin sipas standarteve te motodologjise stervitore te ketij sporti si dhe do te sherbeje per te trajnuar gjyqtare per te cilet ka mangesi ky sport. KOKSH duke patur ne fokus trajnimin dhe formimin e trajnereve per nje cilesi me te mire te rezultateve sportive ka bere te mundur mbeshtetjen me kurse te tilla edhe per sportet e mundjes, boksit dhe xhudos te cilat do te realizohen brenda vitit 2012 ne bashkepunim me Federatat perkatese.

Perfitojme nga rasti ti bejme thirrje trajnereve qe mund te jene te interesuar te ndjekin keto kurse sipas sportit perkates qe ti drjetohen Federatave per te bere regjistrimin per pjesemarrje.

Print Friendly

Comments are closed.