Konkursi Video me e mire me Teme “Shqiperia ne Lojerat Olimpike”

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar zhvilloi me date 15 Dhjetor 2014 ceremonine e ndarjes se cmimeve te Projektit “Video me e Mire “me Teme: “Shqiperia ne Lojrat Olimpike”- . Projekti u realizua ne bashkepunim me Qendren Kulturore te Femijeve Durres dhe kishte per qellim nxitjen e nxenesve ne mbledhjen e informacionit dhe prezantimin sa me interesant ne formen e nje video mbi Levizjen Olimpike ne Shqiperi. Konkursi u zhvillua ne dy faza. Ne fazen e pare u mblodhen materialet dhe punimet me te mira 12 shkolla 9 vjecare te qytetit te Durresit.Ndersa ne fazen e dyte Juria e ngritur nga Komisioni i Kultures prane KOKSH beri perzgjedhjen e tre videove me te mira nga vendin i pare ne te trete.
Ne ambjentet e QKF Durres, sot ne nje ambjent festiv me pjesemarrjen e nxenesve te shkollave qe ishin pjese e konkursit , si dhe ne prezencen e disa anetareve te Komitetit Ekzekutiv te KOKSH, Nen Kryetarit te Bashkise Durres ,Juria e Konkursit shpalli cmimet per tre videot me te mira.
Duke vleresuar punen e bere nga te gjithe nxenesit pjesemarres, angazhimin e tyre ne mbledhjen e informacionit mbi Levizjen Olimpike dhe prezantimin interesant me karakteristika individuale per kontributin e sportisteve shqiptare ne Lojrat Olimpke, juria vendosi qe cdo punim qe perfaqesonte nje shkolle, te vleresohej me Certifikate per pjesemarrje ne kete konkurs.

Me pas juria shpalli sipas renditjes dhe tre videot fituese te konkursit
ne vend te I-re Shkolla “Hasan Koci”, ne vend te II-te Shkolla “Shaqe Mazreku” dhe ne vend te III-te Shkolla “Eftali Koci”. Secili nga cmimet u shoqerua me Certifikate , medalje dhe me nje kontribut financiar per shkollen me ane te nje ceku qe duhet te konsumohet duke blere mjete sportive.Ndersa video qe fitoi cmimin e pare do te publikohet ne linkun youtube te KOKSH.

Gjithashtu ne perfundim te aktivitetit , KOKSH vleresoi bashkepunimin dhe punen e bere gjate viteteve te fundit nga Sektorit i Sportit dhe i Kultures , dhe i dorezoi QKF Durres nje Certifikate Mirenjohje me motivacionin : Per bashkepunimin e shkelqyer ne realizimin e aktiviteteve Olimpike ne bashkepunim me KOKSH dhe zhvillimin e Edukimit Olimpik ne qytetin e Durresit .
I gjithe aktiviteti u shoqerua me numra te perzgjedhur artistik dhe u mbyll ne atmosfere festive vecanerisht nga shkolla fituese “Hajdar Dushi ” e cila meritoi dhe kupen e ketij konkursi

 

1

 

2

3

Print Friendly

Comments are closed.