Kosova tashme pjese e Familjes Olimpike, pasi merr zyrtarisht njohjen e perkoheshme te Komiteti Olimpik Nderkombetar

IOC njohje e Kosoves

Dje Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndekombetar (IOC) ne mbledhjen e tij te dates 22.10.2014 ka shqyrtuar dosjen per njohjen e Komitetit Olimpik te Kosoves.

Komiteti Ekzekutiv i IOC ka vleresuar se kriteret per njohje ne baze te Kartes Olimpike jane plotesuar nga Komiteti Olimpik i Kosoves. Keto perfshijne kriteret sportive dhe teknike, ashtu si dhe perkufizimin e “shtet” percaktuar ne Nenin 30.1 – “nje shtet i pavaruar i njohur nga komuniteti nderkombetar.” Kosoven e njohin 108 shtete nga 193 anetare te Kombeve te Bashkuara.

Vendimi i djeshem i marre nga Komiteti Ekzekutiv i IOC  eshte i gjithi nje vendim ne interes te sportisteve ne Kosove dhe per te shmangur cdo pasiguri qe ata mund te kene. Ky vendim do ti lejoje ata te marrin pjese ne aktivitetet kualifikuese per Lojrat Olimpike Rio 2016 dhe gjithashtu ne edicionet e ardhshme te Lojrave – thuhet ne komunikaten e IOC (www.olympic.org)

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar i uron Komitetin Olimpik te Kosoves mireseardhjen ne Familjen e madhe Olimpike dhe falenderon Komitetin Olimpik Nerkombetar per nje vendim te tille.

Ky eshte nje vendim i merituar per komunitetin sportiv te Kosoves dhe Levizjen Olimpike , pasi per shume vite kane treguar per potencialin e sportisteve te talentuar por qe nuk kane patur mundesine te marrin pjese ne Lojra Olimpike.

Gjithashtu eshte i merituar pasi tashme eshte nje kohe e konsiderushme qe komuniteti sporitv dhe institucionet sportive te Kosoves jane te maturuara pergjate ketij procesi sfidues per njohjen dhe prezantimin e sportisteve kosovar ne aktivitetet nderkombetare. Fatmiresisht pergjate ketij procesi jane anetaresuar ne Federatat Nderkombetare 13 sporte Olimpike nga te cilat Pingpongu, Harku, Judo, Lundrimi, Peshengritja dhe Pentathloni modern jane anetare me te drejta te plota, ndersa Mundja, Boksi, Curling, Taekwondo, Gjimnanstika, Skite dhe Hendbolli jane anetare me njohje te perkoheshme.

Ne mbeshtesim Komitetin Olimpik te Kosoves per marjen e  statusit te perkohshem dhe shpresojme e urojme ne marrjen e  vendimit pozitiv nga ana e IOC ne muajin Dhjetor 2014 per njohje te plote te Kosoves.

Print Friendly

Comments are closed.