Kurs Teknik per Trajnere ne sportin e Harkut

njoftim_29994

archery-aiming

Kurs Kualifikimi për Trajnerë në sportin e qitjes me Hark

Në datat 21 Shkurt – 4 Mars 2015, Shoqata Shqiptare e Harkut me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Solidaritetit Olimpik dhe Federatës Botërore të Harkut do të zhvillojnë në Shqipëri:

“Kurs Teknik për Trajnerë në Sportin e qitjes me Hark”

Kursi do të zhvillohet sipas kritereve të kualifikimit të Federatës Botërore të Harkut – Niveli 1 – dhe për të drejtuar këtë kurs në Shqipëri, Federata Botërore e Harkut do të dërgojë ekspertin e saj.

Për të gjithë ata që janë të interesuar të projektojnë të ardhmen e tyre si instruktorë dhe trajnues në sportin e qitjes me hark që dëshirojnë të kenë të drejtën të ushtrojnë rolin e instruktorit, janë të ftuar të aplikojnë nëpërmjet formularit që mund ta gjeni në këtë link
https://drive.google.com/file/d/0B_q9OxkdO-T-WG1fcXBUZi1kM2M/view?usp=sharing

Për çdo pyetje apo informacion të mëtjeshëm, mund të na shkruani në adresën e e-mail archery.albania@gmail.com

Kriteret e kandidatëve për pjesëmarrjen në kurs:
• Të ketë njohuri dhe lidhje me fushën e sportit;
• Të ketë arsimin e lartë ose të jetë në proces studimi (përparësi do të kenë ata kandidatë që kanë arsim në fushën e Edukimit Fizik dhe Sportit);
• Të njohë një gjuhë të huaj (avantazh përbën njohja e gjuhës Angleze);
• Kandidatët që do të kenë të drejtë të ndjekin kursin duhet të jenë nën 35 vjeç
• Pas regjistrimit të aplikimit, kandidatët që do të përzgjidhen të vlefshëm në bazë të kritereve të kërkuara, do të kalojnë në proces interviste përpara se të marrin konfirmimin përfundimtar për të fituar të drejtën për të ndjekur kursin;
• Afati i fundit për aplikim është data 7 Shkurt 2015.

Kushtet e pjesëmarrjes në kurs

100% pjesëmarrje për të gjitha ditët e kursit nga data 21 Shkurt – 4 Mars 2015;
Angazhim për ndjekjen e seancave teorike dhe praktike;

Per me shume informacion kontaktoni ne adresen e e-mail archery.albania@gmail.com

Print Friendly

Comments are closed.