Kurs per Trajnere ne Ciklizem (Mountain Bike dhe Rruge) me Eksperte te UCI

njoftim_29994

Disiplina Rruge (Road) & Mountainbike (MTB)

 laura-trott_2902924b Julien_Absalon_La_Bresse_2012

KOKSH, nepermjet programeve zhvilluese te Solidaritetit Olimpik per kualifikimin e trajnereve, njofton se ne mbeshtetje te sporit te Ciklizmit nga data 19-26 Tetor 2015 do te zhvillohet Kursi Teknik per Trajneret e Ciklizmit me eksperte te Federates Boterore te Ciklizmit.

Per te drejtuar kete kurs do te vijne dy eksperte te Federates Boterore te Ciklizmit (UCI) te cilet do te trajnojne trajneret Shqiptare ne dy disiplina:
1– Disiplina e Rruges (Road) 
2- Disiplina e Mountainbike(MTB) dhe BMX

Ekspertet e UCI qe do te drejtojne kete kurs jane:
z. Anstopulos Vasileios – (Greqia)  per disiplinen e Rruges (shiko CV e A.Vasileios)
z. Scott Bugden – (Anglia) per disiplinen e MTB/BMX  (shiko CV e Scott Bugden)

Ne fund, pjesemarresit qe do te kalojne me sukses testin i cili do te realizohet nga ekspertet e UCI, do te pajisen me certifikate te nivelit 1 leshuar nga UCI.

Per te gjithe te interesuarit qe duan te marrin pjese ne kurs duhet te interesohen prane Federates Shqiptare te Ciklizmit per regjistrim.

Klikoni ketu per Formularin e Rregjistrimin dhe me pas dergojeni ne keto adresa e-mail:

alfred.tahiraj@gmail.com  dhe secretariat@nocalbania.org.al

Numri do te jete i limituar prandaj nxitoni. Konfirmimi per pjesemarrje do te komunikohet nepermjet kontakteve e-mail ose sms.

Kriteret per pjesemarresit:

  • Te aderoje ne nje klub/shoqate/organizate qe ka lidhje me sportin e ciklizmit
  • Te kete eksperience ne sportin e ciklizmit si sportist ose trajner
  • Mosha e pranimit deri ne 50 vjec
  • Minimalisht te kete shkollen e mesme, shkolla e larte perben perparesi dhe ne vecanti ajo sportive
  • Njohja e gjuhes Angleze eshte avantazh

Per pjesemarresit nga rrethet akomodimi dhe ushqimi pergjate kursit do te mbulohet nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar.

Print Friendly

Comments are closed.