Kursi Teknik per Trajnere – Sporti i Harkut

Ne kuader dhe mbeshtetje te politikave zhvilluese te sportit dhe promovimit te sporteve Olimpike qe nuk jane tradicionale ne Shqiperi, KOKSH ne mbeshtetje te Shoqates Shqiptare te Harkut, ne partneritet me Solidaritetin Olimpik dhe Federaten Boterore te Harkut, zhvilluan ne Shqiperi ne datat 23 Shkurt – 6 Mars 2015, Kurs Teknik per Trajnere ne kete sport. Ky kurs u drejtua nga eksperti i Federates Boterore e Harkut z. Massimo Giovannucci i cili eshte gjithashtu trajnues i trajnereve te Federates Italiane te Harkut. Ne kete kurs i cili ishte shume intensiv u trajnuan 20 pjesemarres te cilet vinin nga qytete te ndryshme te Shqiperise, madje e vecante ka qene edhe pjesemarrja e 4 perfaqesuesve te Federates se Harkut te Kosoves. Te gjithe pjesemarresit jane perpjekur gjate kursit te marrin dhe mesojne tekniken dhe metodologjine e dhene nga eksperti, por gjithashtu, nuk ka munguar entuziazmi dhe motivimi i grupit. Ne fund, pas 12 diteve me seanca praktike dhe teorike, sipas programit te Certifikates se Nivelit te pare per trajnere te Federates Boterore te Harkut. pjesemarresit i jane nenshtruar testimit praktik dhe teorik. Ndonese nje sport i ri ne Shqiperi, tashme eshte ngritur struktura e trajnereve per kete sport te cilet do te jene nje aset i mire per ta cuar kete sport perpara.

Harku Kursi03 Harku Kursi02
Harku Kursi06

Harku Kursi04   Harku Kursi07 Harku Kursi13Harku Kursi09 Harku Kursi10 Harku Kursi11 Harku Kursi12 Harku Kursi05

Print Friendly

Comments are closed.