Kursi Teknik per Trajneret e sportit te Taekwondos

Sic kemi njoftuar edhe me pare ne lidhje me zhvillimin e kurseve teknike per trajnere ne sportet e mundjes, xhudos, taekwondos dhe boksit, si pjese e strategjise se KOKSH per te kontribuuar ne  permiresimin dhe rritjen cilesore me njohuri bashkekohore te burimeve njerezore ne sport dhe konkretisht trajneret, pas perfundimit te kursit te mundjes, dje ne Tirane kane startuar kurset teknike per sportet e xhudos dhe taekwondos.

Dje ne ambjentet e zyrave te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar z. Stavri Bello – Sekretar i Pergjithshem i KOKSH ka pritur ekspertin e derguar nga Federata Boterore e Taekwondos z. Seung Jae HEO (mjeshter 7 Dan dhe gjyqtar nderkombetar) nga Korea, i cili do te drejtoje kursin nga data 20 Tetor – 1 Nentor 2012. Vlen te theksojme se ky eshte kursi i pare i ketij niveli per sportin e taekwondos i cili eshte nje nder sportet relativisht te reja ne Shqiperi por qe po perqafohet gjeresisht nga te rinjte kohet e fundit.

Me gjithe sfidat qe shfaq ky sport i ri ne Shqiperi, nevoja per trajnime te tilla jane me shume se te domosdoshme dhe prezenca e mjeshtrit Heo eshte nje rast i mire per zhvillimin e taekwondos ne vend por edhe nje rast i mire per Federaten Shqiptare te Teekwondos per te ndertuar maredhenie me te ngushta me Federaten Boterore. Ky kurs do te jete edhe nje baze per strukturimin sipas standarteve te motodologjise stervitore te ketij sporti si dhe do te sherbeje per te trajnuar gjyqtare per te cilet ka mangesi ky sport.

Print Friendly

Comments are closed.