DEKLARATE E KOKSH KUNDER DHUNES NE SPORT

Tiranë, 5 Dhjetor 2011 

DEKLARATE PER SHTYP

KUNDER DHUNES NE SPORT
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pas akteve të dhunës të shfaqura në stadiumin e Lacit dënon ngjarje të tilla të cilat dëmtojnë rëndë imazhin e sportit dhe vlerat e tij.
KOKSH i bindur në filozofinë edhe misionin e Lëvizjes Olimpike dhe Sportive që promovon paqen, respektin, lojën e ndershme të bazuar në rregulla, e ndjen obligim të dalë me këtë deklaratë për të dënuar dhunën në sport:

KOKSH dënon çdo akt dhune, diskriminimi apo fyerje e shfaqur kjo në të gjitha ambjentet sportive. Dënojmë me forcë çdo shfaqje dhune apo veprim që është në kundërshtim me frymën e Olimpike dhe Fair Play, vlerat e tolerancës dhe të miqësisë në sport.
KOKSH, beson plotësisht në parimet themelore te Olimpizmit dhe dënon me forcë çdo akt dhune apo diskriminimi në çfaredo lloj forme të shfaqjes së saj, se akte të tilla, nuk janë aspak etike madje në kundershtim me frymën e Fair Play.
KOKSH është i bindur se akte të tilla duhet të dënohen dhe të merren masa nga Komisionet disiplinore përkatëse për të mbrojtur vlerat e sportit, duke bërë të mundur që sporti të realizojë misionin e tij dhe që këto të mos jetë një fenomen i zakonshëm i kulturës sportive në shoqërinë tonë.
Kërkojmë nga të gjithë aktorët sportivë dhe publikë, ata që ndikojnë në mënyrë direkte apo indirekte në sport, dhe në veçanti sportistëve, trajnerëve, zyrtarëve, tifozëve, etj. që të japin kontributin e tyre për shfaqjen e vlerave të vërteta të sportit.
Gjithashtu, kërkojmë që institucionet sportive, në bashkëpunim, të hartojnë politika të qarta dhe fushata sensibilizuese të vazhdueshme kundër dhunës në sport duke parandaluar dhe dënuar këto akte, dhe mos të ketë ndjeshmëri vetëm në rastet kur aktet e dhunës ndodhin.

Print Friendly

Comments are closed.