KOKSH NENSHKRUAN MARREVESHJE BASHKEPUNIMI ME KOMITETIN OLIMPIK FRANCEZ

Në datat 23-24 Nëntor 2011, në Sochi të Rusisë u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Europian. Rreth 300 përfaqësues të Komiteteve Olimpike Europiane, Komiteteve Organizatore të Lojrave Olimpike që pasojnë, etj.
Ndonëse një aktivitet i Kontinentit Europian, sporti krijon hapërsira për të thyer këto kufizime gjeografike dhe tenton gjithmonë të promovoje dhe mbështesi politika në favor të bashkimit dhe zhvillimit të sportit duke përmbushur kështu një nga misionet themelore të tij.
Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Europian, z. Patrick Hickey dhe Rafalele Pagnozi i shprehën mirëseardhjen në familjen europiane Presidentit të IOC z. Jacque Rogg, i cili ishte i pranishem per te pershendetur kete aktivitet.


Në këtë asamble për KOKSH morrën pjesë  z. Genc Boga, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm. Duke përfituar nga prezenca e përfaqësuesve të Komiteteve Olimpike Kombëtare, jashtë programit të asamblesë është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis  Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar(KOKSH) dhe Komitetit Olimpik e Sportiv Francez(CNOSF) i cili parashikon bashkëpunim në disa fusha që kanë të bëjnë me programet e Edukimit Olimpik, trajnimit të sportistëve në trajnime të përbashkëta, etj.

Print Friendly

Comments are closed.