VIJON NE DITEN E DYTE AKTIVITETI “SPORTI PER ZHVILLIM” NE KOMUNEN FARKE VIJON NE DITEN E DYTE AKTIVITETI “SPORTI PER ZHVILLIM” NE KOMUNEN FARKE

 SPORTI PËR ZHVILLIM
Datë 26 Tetor 2011
Shkolla e Mesme e Bashkuar FARKE

“Sporti për zhvillim”  një iniciativë e përbashkët e KOKSHdhe Unicef/Albania, vazhdoi sot  në ditën e dytë të aktiviteteve sipas programit të përcaktuar. Aktiviteti vazhdoji në  Shkollën  e Mesme të Bashkuar të Komunës Farkë, në  Qarkut Tiranë.

Edhe sot aktivitetet u zhvilluan pas orëve të mësimët nga ora 12.30 – 14.30
Shfaqe video dhe diskutim mbi Lojërat dhe kulturën e vendeve pritëse “Londër 2012“
Shfaqe video dhe diskutim  mbi LOR “Singapor” dhe eksperiencate Ekipit Shqiptar.
Takim me një mjek, tema diskutimit “Një jetë e shëndetëshme me sport dhe lufta kundër obezitetit”
Demostrime te ndihmës së shpejtë  realizuar nga inspektorët e Kryqit të  Kyq
Ndeshje Volejbolli midis klasave
Ndeshje Basketbolli midis klasave


Nxënësit e dy  klasave  njëra e 11-ta dhe tjetra e 9-ta morën pjesë në dy aktivitetet e para Video nga Londra dhe Video nga LOR “Singapor”,  të cilat u realizuan në dy klasa të vecanta dhe me anë të video projektorëve u shfaqen filmime, të cilat u shoqëruan me diskutime dhe pyetje të ndryshme.Të dyja diskutimet  u plotësuan me pyetje përgjigje nga vetë nxënësit dhe prezantuesit e materialeve .

Në një nga klasat e tjera të shkollës me një klasë të 9-të u zhvillua biseda me temë : “Një jetë e shëndetëshme me sport dhe lufta kundër obezitetit”, e cila u drejtua nga Profesor Ilia Gaxho. Diskutimet zgjatën rreth 45 minuta aq u kuptua se nuk ishin mjaftushën  nga interesi i paraqitur. Në ambjentet e jashtme të shkollës dy klasa të tjera ishin pjesë e demostrimeve që u bënë nga Inspektorët e Kryqit të Kuq Tiranë. Nxënësit u ndanë nëpër grupë dhe u trajnuan  për të marrë ndihmën e shpejtë në rëst rreziku. Në ambjentete sportive të shkollës u zhvilluan ndeshjet e volejbollit dhe të basketbollit.
Në ditën e tretë , nesër aktivitettet do të fillojnë në orën 10.30 sipas programit të mëposhtëm:

Print Friendly

Comments are closed.