Leter Ngushellimi

Universitetit “Aleksandër Xhuvani”

Elbasan

 Në emër të Komitetit Olimpi Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, për humbjen tragjike të këtyre jetëve të reja si pasojë e aksidentit rrugor pranë Urës së Vishës në Himarë.

Shprehim solidaritetin dhe bashkohemi me dhimbjen e jashtëzakonshme  në  këtë ngjarje  shumë të rëndë me familjarët, stafin pedagogjik dhe shokët e shoqet  e viktimave të këtij aksidenti të tmerrshëm . Nën ndjenjën e humanizmit dhe dhimbjes urojmë  që familjarët të gjejnë forcën dhe kurajon për të përballuar humbjen e të dashurve të tyre.

Jemi të pranishëm dhe  për ata që i mbijetuan aksidentit me urimet tona për një shërim të plotë dhe të shpejtë.

Me respekt

Stavri Bello

Sekretar i Përgjithshëm

Print Friendly

Comments are closed.