Lojrat Olimpike Rinore 2014 – Tryeze e Rrumbullaket

DSCF9605

YOGames-2014-LORinore

Nga Talentet në Rrugën drejt Suksesit në Lojrat Olimpike Rinore – Një mundësi që nuk duhet humbur për sportistët e rinj

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në kuadër të pjesëmarrjes në Lojrat Olimpike Rinore 2014 është duke punuar për të hartuar një plan strategjik për pjesëmarrjen në këto lojra.

Për këtë qëllim nën iniciativën dhe drejtimin e Komisionit Teknik të KOKSH, ditën e Premte, datë 16 Mars 2012 u zhvillua Tryezë e Rrumbullakët me pjesëmarrjen përfaqësuesve të :

MTKRS, Federatat sportive të Atletikës, Boksit, Ciklizmit, Peshëngritjes, Mundjes, Notit, Peshëngritjes, Mundjes, Qitjes, Taekëondos; Instituti i Zhvillimit të Arsimit, partnerë biznesi si Fondacioni Vodafone Albania, si dhe përfaqësues të Kolegjit Tugut Ozal në Tiranë.

Lojrat Olimpike Rinore (LOR) janë një veprimtari e re e iniciuar dhe zhvilluar së fundi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për ti dhënë mundësi edhe sportistëve të rinj të talentuar të përjetojnë emocionet Olimpike dhe gjithashtu një mjet inspirues për sportistët e rinj që të jenë aktivë dhe të krijojnë një stil jete të shëndetëshme. Nga ana tjetër ata zhvillojnë cilësitë dhe karierën e tyre sportive dhe këto lojra janë një trampolinë efikase për Olimpiadën e të rriturve.

 

Ashtu si Olimpiada verore dhe Lojrat Olimpike dimërëore, që nga viti 2010 në të njëjtin koncepet tashmë zhvillohen edhe LOR, lojrat verore në Singapor 2010 dhe ato dimërore Insbruk 2012 në Austri.

Në këtë kuadër të zhvillimeve të Lëvizjes Olimpike Botërore, ne të gjithë duhet të angazhohemi për të patur një perspektivë tjetër, duke u fokusuar dhe bërë më të mirën për sportistët e rinj. Duhet nga të gjithë ne më shumë vizion, më shumë përgjegjësi dhe më shumë mbështetje për sportistët e të ardhmes.

 Për këtë qëllim KOKSH së bashku me aktorët e rëndësishëm të Lëvizjes Olimpike dhe Sportive në vend diskutoi në këtë tryezë të rrumbullakët për mundësitë dhe rritjen e sensibilizimit të institucioneve sportive për më shumë vëmendje tek sportistët e rinj të talentuar dhe për të mbështetur e trajtuar këto talente si potencialë që Shqipëria të marrë pjesë me sa më shumë sportistë në Lojrat Olimpike Rinore.

“Një ndërtesë që të ngrihet e lartë dhe e qëndrueshme duhet që themelet e saj të ndërtohen me kujdes dhe të forta. Vetëm në këtë mënyrë mundet të sigurohet një e ardhme e sigurtë”.

Vendi ynë nuk ka arritur akoma të marrë një medalje Olimpike dhe mundësia është tani duke shfrytëzuar mundësinë e Lojrave Olimpike Rinore. Le të fillojmë të ngrejmë atë ndërtesë që nesër të jemi dhe ndjehemi krenar për vlerat e sportit tonë, sepse sporti i tillë është. Por duke bërë kështu ne do të kontribuojmë në krijimin e kulturës së një jete aktive dhe të shëndetëshme tek të rinjtë tanë.

Ne duhet të kapim këtë mundësi pasi të gjithë jemi të bindur se deri në moshën 18 vjec, sportistët tanë konkurojnë denjësisht dhe me rezultate krahasismisht të përafërta në kampionate botërore apo europiane. Pra ne talentët I kemi, ata janë aty, ne thjesht duhet ti përkrahim ata, ti mbështesim dhe ti motivojmë ata që nesër të jenë krenaria e kombit, krenaria jonjë.

Lojrat Olimpike Rinore, tashmë janë tempulli i sportistëve më të mirë nga e gjithë bota të cilët garojnë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, përvec aspektit të garës ajo që është thelbësore dhe e rëndësishme në Lojrat Olimpike Rinore është aspekti i edukimit të sportistëve të rinj. Prandaj për këtë arsye IOC ka krijuar Programin e Kulturës  dhe Edukimit në mënyrë që sportistët pjesëmarrës në LOR jo vetëm të garojnë por edhe të mësojnë, edukohen nëpërmjet argëtimit dhe aktiviteteve kulturore; por edhe thyer barrierat kulutore, racore, fetare, ekonomike, duke ndarë me njëri tjetrin vlerat Olimpike të respektit, miqësisë dhe suksesit.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar beson se me pak më shumë vëmendje nga të gjithë aktorët, në të gjithë sistemin sportiv Shqiptar, LOR janë një eveniment që ne mund të përfitojmë nga kjo mundësi e artë për sportin dhe sportistët shqiptarë. Që kjo të ndodhë kërkohet një sinergji e të gjitha institucioneve sportive dhe kjo është e mundur.

 

Print Friendly

Comments are closed.