“Mbeshtetje dhe trajnim ne qendra te specializuara per sportistet cilesore”

DSCF6563

Deklarate per Shtyp

17.12.2013

nga Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani ne takimin me z. Gjergj Ruli (zv.President  i KOKSH, Kryetar i Komisionit Teknik te KOKSH dhe President i Federates Shqiptare te Atletikes) dhe  z. Shkelqim Mema (President i Federates Shqiptare te Skive)

KOKSH eshte i angazhuar per te mbeshtetur sportistet cilesore te cilet synojne rezultate te larta sportive dhe gjithashtu per kualifikimin ne Lojrat Olimpike qofte ato dimerore apo verore. Jemi ketu sot per te nenshkruar marreveshjen sebashku me Federatat Sportive perkatese ate te atletikes dhe te skive per te mundesuar mbeshtetjen e dy sportisteve per nje trajnim me te specializuar.

Njera eshte sportistja Luiza Gega me te cilen sot nisim proceduren e trajnimit te saj ne nje nga qendrat e nivelit te larte te Federates Nderkombetare te Atletikes (IAAF) qe ndodhet ne Kenia. Pervec synimit per pergatitjen e saj per nje rezultat dinjitoz perpara kampionatit boteror me salla te mbyllura qe zhvillohet ne Poloni ne muajin Mars 2014, synimi i KOKSH eshte afatgjate, pergatitja e saj per kualifikimin ne Rio 2016. Eshte hera e pare qe fillojme mbeshtetjen e sportiste te caktuar pothuiase 3 vjet perpara Lojrave Olimpike. Per ne kjo nenkupton fillimin e ndertimit te Ekipit Olimpik per Rio 2016.

Sportistja e dyte qe perfiton eshte skiatorja Suela Mehilli e cila stervitet ne Itali. KOKSH ka negociuar forte me Solidaritetin Olimpik per te siguruar nje burse te dyte per nje kandidat potencial per kualifikimin ne Lojrat Olimpike Sochi 2014. Do te ishte historike per shqiperine pjesemarrja me dy sportiste ne Lojrat Olimpike dimerore dhe hera e pare me sportiste femer. Ne si KOKSH kemi marre anagzhimet tona per mbeshtetjen e sportisteve cilesore dhe padyshim qe per te realizuar projektin tone qe te rrisim numrin e sportisteve qe marrin pjese ne Lojrat Olimpike, na duhet te bashkepunoime ngushte me federatat sportive dhe gjithashtu me institucionet publike sportive per te bashkepunuar ne sinergji te plote dhe bashkerenduar objektivat dhe mundesite tona te perbashketa.

Viron Bezhani

President

DSCF6567 DSC00216

Print Friendly

Comments are closed.