Mbledhje e Komisionit Teknik te KOKSH

Sot, ne date 17 Shkurt 2012, Komisioni Teknik i KOKSH zhvilloi mbledhjen e tij te radhes. Nder pikat per diskutim ne kete mbledhje ishte shqyrtimi i kerkeses se Federates Shqiptare te Peshengrtijes e cila ka kerkuar ndryshimin e burses Olimpike per sportiste nga sportisti Erkand Qerimaj tek sportisti Hysen Plaku. Ne mbledhje mori pjese edhe Sekretari i Pergjithshem i FSHP z. Ilir Kraja i cili ishte i ftuar nga Komisioni Teknik per te dhene me shume infromacion dhe argumentuar kerkesen e FSHP per ndryshim.

Nder variantet e propozuara ishin qe bursa te ndahej midis dy sportisteve, nje tjeter variant ishte qe te pritej rezultati i Kampionatit Europian i cili do te zhvillohet ne muajin Prill dhe me pas te merrej nje vendim me i drejte.

Anetaret e Komisionit Teknik te gjithe theksuan se nuk mund te merrnin nje vendim pa qene te bindur pse kerkohej ky ndryshim duke marre ne konsiderate qe te dy sportistet kane rezultate shume te mira dhe per me shume te dy do te jene pjesemarres ne Olimpiaden Londer 2012.

Ne kete moment ne duhet te kujdesemi qe keta sportiste te kene stervitshmerine e duhur per pergatitje gjate kesaj kohe perpara Olimpiades dhe shume mire qe ekziston kjo konkurence sepse tregon qe do te ndikoje ne konkurence e cila perkthehet ne rezultate te larta.

Komisioni vendosi qe sportisti Erkand Qerimaj te vijoje te perfitoje bursen nderkohe qe Komisioni Teknik do ti paraqese kerkese Komitetit Ekzekutiv te KOKSH te gjeje mundesine nga burime te tjera te trajtoje edhe sportistin Hysen Pulaku per pergatitjen per Olimpiade.

Sipas vendimit te marre me pare nga Komisioni Teknik qe sportistet nuk do te perfitojne me para ne dore, Federatave iu eshte kerkuar qe te paraqesin ne KOKSH propozimet e tyre per qendrat se ku do te sterviten sportistet perfitues te burses.

Zyra e Shtypit KOKSH

Print Friendly

Comments are closed.