Mbyllet Kursi i Administratorëve Sportivë në qytetin e Korcës

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar për tre dite rresht ne datat 13,14 dhe 15 Qershor organizoi ne qytetin e Korces Kursin Rajonal te Administratorëve Sportivë.

Kursi ne qytetin e Korces eshte i pari per kete vit dhe do te ndiqet dhe nga tre kurse te tjera, me te cilët KOKSH synon te vijojë trajnimin e burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit (specialistëve dhe kuadrove sportive) në të gjithë vendin duke iu ofruar pjesëmarrësve në kurse njohuri mbi menaxhimin dhe administrimin sportiv.

Realizimi i kursit u bë i mundur falë bashkepunimit të KOKSH me Bashkine e Korces, Klubit te shumsporteve “Skenderbeu” dhe DAR Korce. Pjesëmarrës jo vetëm nga Korca por dhe nga Pogradeci dhe Bilishti bënë qe ky kurs të jetë në rang rajoni dhe për këtë falenderojmë bashkepunimin me klubet  dhe institucionet vendore për gadishmërinë dhe kontributin e tyre në përzgjedhjen e individëve të duhur për tu trajnuar dhe në këtë kurs. Në të morën pjesë mbi 20 specialistë duke përfaqësuar institucionet e lartëpërmendura.

Në emër të KOKSH z.Stavri Bello Sekretar i Përgjithshëm i falenderoi për prezencën e tyre dhe theksoi angazhimin e KOKSH për ofrimin në vazhdim të të tillave trajnimeve si dhe  bashkepunimin e frytshëm me znj. Tatjana Marashi , Drejtore e Klubit të shumësporteve Skënderbeu .

Programi i Kursit është bazë në administrimin dhe menaxhimin sportive. Në ditën e parë u trajtuan tema si:
Lëvizja Olimpike; Fair Play, Vlerat dhe Sjellja Etike në Sport; Menaxhim, Lidershipi, Qeverisja, Zgjidhja e problemeve, vendimmarrja, vlerësimi, komunikimi.

Dita e dyte e kursit vijoi me trajtimin e nje sere temash si  Organizimi Eventeve te Rendesishme Olimpike, Menaxhimi Burimeve Njerezore, dhe jo pa interes ishin edhe temat mbi Andidopingun dhe Mjeksia sportive të cilat u prezantuan nga kryetari i Koisionit Mjeksor të KOKSH.

Krahas procesit teorik pjesemarresit ne kurs u përfshinë në nje sërë detyrash praktike të realizuara gjatë punës në grupe apo individualisht.

Në kuadrin e ditës botërore të dhurimit të gjakut vullnetar, në bashkepunim me Kryqin e Kuq te Qytetit te Korces disa nga pjesemarrsit dhe lektoret e kursit, iu drejtuan bankës së gjakut Korcë për të dhuruar gjak vullnetarisht.

Dita e trete e kursit vijoi me tema të tjera të vlefshme për organizimin e aktiviteteve sportive, financat dhe buxheti si dhe mënyrat e sponsorizimit. Vetë pjesëmarresit u angazhuan në punë në grupe duke simuluar raste në praktikë.

Ne perfundim te Kursit pjesemaresit u pajisen me Librin e Administratoreve Sportivë i cili eshte nje botim i Komitetit Olimpik Nderkombetar.

Në fund pjesëmarrësve u pajisën me Certifikatën e kursit, certifikate kjo e njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombetar. Ky kurs është një kriter vlerësues për ata të cilët do duan të ndjekin Kursin e Avancuar mbi Menaxhimin Sportiv (ASMC) i cili do të fillojë në muajin Tetor 2012.

Print Friendly

Comments are closed.