Orikum, “Sporti dhe Vlerat Olimpike”

 

KOKSH në bashkëpunim me Bashkinë Orikum zhvilluan me date 24 Tetor 2012 në Orikum të Vlorës aktivitetin kulturor dhe sportiv “Sporti dhe Vlerat Olimpike”, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Ky aktivitet, në të cilin morën pjesë rreth 900 nxënës e të ftuar nga Shkollat e Orikumit  dhe Dukatit  pati si qëllim aktivizimin masiv të nxënësve të grupmoshave të ndryshme në lojërat sportive dhe performimet artistike duke promovuar vlerat kombëtare të shprehura nëpërmjet vlerave Olimpike dhe sportit, të cilat synojnë të transmetojnë mesazhe mirëkuptimi, paqeje, respekti, nderimi dhe krenarie.

Ceremonia e hapjes së aktivitetit e cila, u zhvillua në shkollën 9-vjecare “Balil Pelari” nisi me tabllonë kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë, ku nxënësit e shkollës 9-vjecare të Orikumit shkruan me trupat e tyre simbolin “100 VJET” kushtuar 100 vjetorit të Pavarsisë dhe me pas krijimin e hartës së Shqipërisë veshur me ngjyrat e flamurit shqiptar. Më pas u zhvillua ceremonia e ndezjes së flakës Olimpike shoqëruar nga të gjitha simbolet Olimpike.

Pas përfundimit të këtij mini show, në të cilin u realizuan edhe mjaft numra artistik si këngë, valle popullore, aerobi, recitime etj, u vazhdua me programin sportiv, ku nxënësit e shkollave të Orikumit dhe të Dukatit morën pjesë në krosin masiv, që u zhvillua përgjatë rruges kryesore të qytetit, i ndarë në disa etapa sipas moshës dhe gjinisë, i cili u shoqërua nga entuziazmi dhe përkrahja e të pranishmë, për të vazhduar me mini kampionatin e futbollit për djem dhe  volejbollit për vajza. U zhvilluan gjithashtu sporte të tjera si, kick box, judo, lojra popullore, etj.

Nxenesit ishin te gjithe te veshur me bluzat sportive dedikuar me logon e aktivitetin dhe me logot e partnereve pjesemarres dhe partnere te KOKSH.

Të pranishëm për të ndjekur aktivitetin ishin Kryetari i Bashkisë Orikum, përfaqësues të Pushtetit Vendor, përfaqësues të KOKSH, Anetar të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH e mjaft të ftuar të tjerë dashamirës të veprimtarive sportive.

Print Friendly

Comments are closed.