Nenshkruhet protokoll marreveshje bashkepunimi midis KOKSH dhe KOK

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar dhe Komiteti Olimpik i Kosoves nenshkruan sot ne daten 30 Tetor ne Prishtine Protokoll Marreveshje Bashkepunimi. Te perfaqesuar ndermjet Presidenteve respektive z. Viron Bezhani dhe z. Besim Hasani, marreveshja u nenshkrua ne prani medias, te perfaqesuesve te KOKSH, KOK, perfaqesuesve te Drejtorise se Sporteve te Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve te Kosoves, Federatave sportive te Kosoves dhe Komitetit Paralimpik te Kosoves.

Qellimi i kesaj Protokoll Marreveshje bashkepunimi eshte ne kuader te intensifikimit te bashkepunimit midis Komiteteve Olimpike Kombetare te Kosoves dhe Shqiperise per shkembim eksperiencash, trajnimesh te perbashketa per sportiste te talentuar dhe te elites, programe te Edukimit Olimpik, trajnimit te Administratoreve Sportive, trajnereve, etj.

DSC09749 DSC09753

Per te konkretizuar kete marreveshje, ne datat 30 Tetor – 1 Nentor 2013, KOKSH me kerkese dhe ne bashkepunim me KOK dhe Drejtorine e sportit te Kosoves, organizon ne qytetin e Prishtines Kurs 3 ditor per Administratoret Sportive me pjesemarres: Anetare te Bordit Ekzekutiv te KOK, perfaqesues dhe stafe teknike te Federatave Sportive, specialiste te drejtorise se sporteve ne MKRS.

Bashkepunimi institucional midis dy Komiteteve Olimpike do te sherbeje ne krijimin e kushteve dhe ngritjen e kapaciteteve njerezore pergjate rruges se procesit te njohjes se Kosoves nga Komiteti Olimpik Nderkombetar.

Print Friendly

Comments are closed.