NJOFTIM 2

N J O F T I M 2

Në kuadrin e përgatitjeve për pjesëmarrjen e Ekipit Olimpik Shqiptar në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpall konkursin duke ftuar të gjitha firmat e veshjeve sportive të paraqesin :

Oferta për veshjet sportive që do të përdoren nga  delegacionit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike” Londër 2012”.

 Oferta kërkohet për 20-25 sete veshjesh, ku secili set përmban:

  1. Atlete                                                                1 palë
  2. T-shirt                                                               2 copë
  3. Bluze Polo                                                        1 copë
  4. Pantallona të shkurtëra (deri te gjuri) 1 palë
  5. Çantë sportive                                                1 copë
  6. Çorape                                                               3 palë
  7. Kapele                                                                1 copë

 

Gjithashtu duhet të sigurohen veshjet sportive profesionale, për disiplinat : Atletikë, Ciklizëm,  Mundje, Peshëngritje, Not, Qitje, Xhudo.

Oferta duhet të përmbajë cmimin dhe afatin e dorëzimit të veshjeve.

Mirëpriten  propozimet e ofertuesve të cilët duhet të dorëzojnë ofertën në zarf të mbyllur pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar brenda datës 31.03.2012 .

Lutemi që informacioni të jetë i plotë dhe për veshjet profesionale sportive.

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën:

 Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Rr.” Muhamet Gjollesha”, Sheshi “Mustafa K.Ataturk” (ish-21 Dhjetori), Tiranë,
Tel :  +355 4 2235 249 /  2240602
Fax : +355 4 2240 565
E –mail : secretariat@nocalbania.org.al
Informacionin e mësipërm do ta gjeni të publikuar në faqen tonë të internetit : www.nocalbania.org.al

Print Friendly

Comments are closed.