NJOFTIM

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar kërkon të punësojë një asistent koordinator projektesh që plotëson kriteret e më poshtëme:

Pozicioni i punës: Me kohë të plotë

Paga:  e kënaqëshme

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Të jetë i aftë të kooridinojë projektet duke sjellë efektivitet, cilësi dhe realizim në afate
  • Të ketë përgjegjësi manaxheriale për një apo disa projekte të pavarur nga njëri – tjetri;
  • Të jetë përgjegjës për realizimin e projekteve sipas objektivave të miratuara duke koordinuar proceset e ndryshme të zbatimit, ashtu dhe strukturat përkatëse organizative;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë buxhetet e projekteve;
  • Të sigurojë cilësinë e projekteve.
  • Të raportojë me shkrim për ecurinë e projekteve Menaxherit të Projektit
  • Të bëjë analizë për cdo projekt që iniciohet dhe për cdo projekt që realizohet
  • Të promovojë dhe komunikojë realizimin e projekteve në media elektronike dhe rrjete sociale
  • Të komunikojë rregullisht me Menaxherin e Projektit, partnerët vendas dhe ndërkombëtarë për koordinimin dhe menaxhimin e projekteve si dhe realizojë raportimin e duhur

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Të zotërojë Diplomë të Universitetit të Sporteve/dega Aktivitet Fizik dhe Rekreacion;
  • Diplomë Master po në këtë fushë përbën avantazh;
  • Preferohet të ketë kryer specializime/trajnime të ndryshme në fushën e Menaxhimit Sportiv;
  • Të ketë eksperiencë pune në koordinimin dhe menaxhimin e projekteve apo eventeve
  • Të ketë zhvilluar dhe drejtuar projekte me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, një gjuhë e dytë e BE përbën avantazh;
  • Njohuri shumë të mira të Paketës Microsoft Office (Ëord, Excel, Poëer Point) dhe programe kompjuterike ndihmëse;
  • Të mendoj në mënyrë kritike dhe tu japi zgjidhje problemeve;
  • Njohuri dhe përvojë në administrimin efektiv;
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e konflikteve;
  • Të ketë aftësi të mira të Teknologjisë së Informacionit (IT)
  • Aftësi të mira administrative në mbajtjen, ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit
  • Vlerësohet eksperienca dhe kontributi vullnetar në aktivitete të ndryshme sportive
  • Të jetë me banim në Tiranë
  • Te zotërojë leje drejtimi të makinës

KËRKESAT E PROFILIT PERSONAL:

  • Të ketë njohuri të mira për sportet
  • Aftësi të shkëlqyera organizative;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Aftësi në vendim-marrje;
  • Aftësi për të punuar nën presionin e kohës;
  • Aftësi për tu përshtatur me situata të reja;
  • Të jetë i gatshëm të lëvizë për punë jashtë vendit ku jeton;

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të organizatës.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) pranë zyrave të KOKSH.

Afati për paraqitjen e dokumentave është deri më datë 20.07.2018

Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Print Friendly

Comments are closed.